Vonesat me produktet e importuara nga jashte

CoCo

Well-known member
Kam nje rrjet dyqanesh ku shes rroba te importuara nga jashte, gjithashtu kam filluar edhe shitjet online. Per shkak te problemeve me koronavirusin, shume nga porosite u vonuan per rreth 2 muaj. Ishte problem sepse shumica e atyre qe kisha blere, ishin porosi specifike nga klientet dhe meqe u vonuan, disa prej tyre nuk i duan me.

Tani nuk e di nese duhet te vazhdoj te porosis me apo jo. Kam frike qe mund te vonohen perseri dhe nuk mund te shes rroba vere ne tetor per shembull. Nga ana tjeter, nuk dua te mbetem mbrapa konkurrenteve dhe te mos kem produkte te reja. Ka ndonje tjeter probleme te ngjashme dhe cfare me keshilloni?
 

meri72

Well-known member
Po duke qene se situata eshte njelloj per te gjithe, te keshilloj te besh sic ben shumica. Per punen e porosive specifike, sqaroju klienteve qe produktet mund te vonohen dhe qe nuk mund t'i kthejne. Nese eshte me te vertete problem, kerkoju parate, ose te pakten nje pjese te tyre, qe ne berjen e porosise, jo kur te vije produkti.
 

krista

Well-known member
Ky eshte nje nder ato situatat e biznesit qe duhet te marresh nje risk. Nuk mund te presesh sa te qetesohet situata qe te fillosh te importosh prape. Per mendimin tim, vazhdo si zakonisht, sepse nuk ke zgjidhje tjeter. Une vete ne dyqanin tim, s'mund ta mbaj pa produkte qellimisht, sepse i bie ta mbyll fare me mire. Keshtu qe vazhdo me porosite dhe nese vonohen, mundohu te gjesh nje zgjidhje.
 
Top