Vjedhja e ideve nga konkurrentët

name of the rose

Well-known member
Në biznesin tim krijoj produkte të personalizuara online. Përveç rasteve kur klientët kërkojnë diçka shumë specifike, idetë e tjera të produkteve janë të miat dhe origjinale. Kohët e fundit kam parë që biznese konkurrente po kopjojnë idetë e mia pa të drejtë. Çfarë mund të bëj në këtë rast? Të kesh një ide origjinale për një produkt është gjysma e punës dhe të tjerët po përfitojnë pa u lodhur.
 

stark

Well-known member
Nuk me duket se ke shume ne dore se cfare te besh. Tani me mediat sociale, idete origjinale eshte shume e veshtire t'i mbrosh. Gjithsesi nuk me duket ndonje problem i madh, duke qene se idete jane te tuat, klientet e tu do t'i kene te paret, ndersa te tjeret thjesht imitime.
 

understudy

Well-known member
E drejta e autorit nuk zbatohet si duhet te ne, por ligjet jane keshtu qe nese e ndjen qe e drejta eshte ne anen tende, mund t'i denoncosh.
 

alkimisti

Well-known member
As mua nuk me duket se do te te ndikoje shume ne biznes, vetem se jam dakort qe te vjen inat kur te tjeret perfitojne nga puna jote krijuese. Mundohu qe t'ua besh me te veshtire te t'i kopjojne. Duke qene se nuk jam i fushes, nuk di te te them nje keshille specifike, por ndoshta ty vete mund te te vije ndonje ide.
Nje gje qe mund te besh eshte te perfshish logon e biznesit ne dizajnet qe krijon, ne menyre qe edhe klientet ta kuptojne autentitcitetin e produktit, por edhe te mos e kene dhe aq te lehte per t'i kopjuar.
 
Top