Vajza dhe gra sipermarrese bashkohen bashke per eventin e Women Founders Network Albania!

Meqenese ky eshte nje forum i cili bashkon te gjithe sipermarresit ne "hallet"(sfidat) dhe te bukuren e te qenit "your own boss", mendova se te gjithe vajzave dhe grave sipermarrese do i interesonte nje event i tille.
Women Founders Network Albania(WFNA) eshte nje komunitet vajzash dhe grash sipermarrese dhe inovatore qe vec mbeshtetjes teknike, ka ne thelb instalimin e kultures se te dhenit mbrapsht dhe te asaj qe konsiderohet "peer support among women founders".
Thelbi i te gjithes eshte krijimi i nje hapesire te sigurt ku sipermarreset mund te ndajne sfidat dhe ambiciet e tyre lirisht e te mos ndihen te vetmuara ne udhetimin aspak te lehte te sipermarrjes.

Eventi do te mbahet diten e enjte, date 16 Shtator,ne oren 18:00 tek Destil Creative Hub(tek Bulevardi), ku perreth 2 oresh do te behet speed dating me sipermarrese te tjera ne Shqiperi, do te kete pije, fingerfood dhe per ta bere pak me jashte te zakonshmes kete event, artistja kontemporane Rosella Pellicciotti do te performoje nje pjese per te gjithe te pranishmit.
Eventi ka nje fee prej 2.000 lekesh per te mbuluar kostot e ambjentit, artistes dhe te ushqimit dhe pijeve te ofruara.
Nese jeni te interesuara,ju ftoj te shkoni ne faqen e WFNA ne Instagram per me shume detaje. http://instagr.am/p/CTkE4vDj7wJ/ Gjithashtu dhe nje info tjeter per WFNA, WFNA ka zhvilluar deri me tani 2 akselerator, 1 akselerator rajonal dhe nje ne Shqiperi per vajzat dhe grate sipermarrese, me ekspert te huaj dhe lokal.
 
Top