Ulje taksash për bizneset kontribuese për të dëmtuarit nga tërmeti

feline

Well-known member
Eshte e vertete qe do kete ulje taksash per bizneset qe kane bere donacione per te prekurit nga termeti? Apo donacioni eshte i detyrueshem ne momentin e deklarimit te te ardhurave?
 

heisenber9

Well-known member
Donacionet nuk jane asnjehere te detyrueshme, e ben nese deshiron t'i kthesh shoqerise nje pjese te asaj qe ajo te ka dhene ty. Gjithsesi ligji me pare ishte qe biznesit i zbriteshin 3% nga fitimi i taksueshem per kontributet humanitare, tani eshte bere 8% si pasoje e gjendjes se jashtezakonshme. Vetem ki parasysh qe kjo vlen per donacionet e bera ne llogarite e nxjerra nga Ministria e Financave dhe pas daljes se ligjit, jo ato qe jane bere me pare.
 

alkimisti

Well-known member
Po se si te vjen kur e di qe ka njerez qe ndihmojne ne menyre anonime shume here me teper se disa biznese qe perfitojne reklamim falas duke dhuruar as edhe 1% te fitimit qe marrin.

Gjithsesi, nuk po them qe ka ndonje gje te keqe, madje mire qe ka ulje taksash qe te nxiten sa me shume donacione, vetem se nuk me pelqen qe i vendosin ne piedestal keto bizneset sikur kushedi cfare kane bere
 

Bledar

Active member
ka njerez qe ndihmojne ne menyre anonime shume here me teper se disa biznese
Nuk jam dakort me kete menyren anonime kur eshte fjala per bamiresi, sepse nuk nxiten te tjeret per te bere te njejten gje. E kuptoj qe disa nuk duan te duken sikur po mburren, por nga ana tjeter nuk po u jep shembull te tjereve. Ne kete rastin e termetit per shembull, e dija ku te drejtohesha per te ndihmuar edhe une pikerisht sepse ndjek ne rrjete sociale njerez qe merren me bamiresi.
 
Top