TVSH per OJF

Zanzibar

Well-known member
Nese nje organizate jofitimprurese perfiton pagesa ne forme fondesh dhe donacionesh a duhet te regjistrohet per TVSH-ne dhe te paguaje taksa per keto shuma qe merr?
 
Sipas nenin 3, të ligjit nr. 92/2014, për TVSH-në, nuk konsiderohet person i tatueshëm dhe nuk regjistrohet për përgjegjësinë tatimore të TVSH-së, çdo organizatë jofitimprurëse për pagesa të përfituara nga kuotizacionet, nëse kanë të tilla, ose fonde, grante, donacione të përfituara për qëllime të veprimtarisë jofitimprurëse të organizatës, në përputhje me ligjin për organizatat jofitimprurëse, përveç kur kjo organizatë përfiton pagesa si rezultat i veprimtarisë ekonomike.

Gjithashtu, nuk regjistrohen për përgjegjësinë tatimore të TVSH-së, OJF-të, të cilat parashikojnë të realizojnë nga veprimtaria dytësore ekonomike, një qarkullim më të vogël se 2.000.000 lekë, sipas parashikimeve të nenit 117, të ligjit nr. 92/2014, për TVSH-në.
 
Top