Transporti i punonjesve

oaky

Well-known member
Biznesi im ndodhet ne periferi dhe per rrjedhoje u paguaj transportin punonjesve qe vijne nga qyteti. Duke qene se me kalimin e kohes, shtohen gjithmone e me teper punonjes te cileve u paguaj transportin po mendoja te merrja nje mjet dhe shofer ne vend qe paguaja kuota.

Nuk ia kam shume idene sa mund te kushtoje, prandaj doja te pyesja nese e ka provuar ndokush si metode qe te me thote a ia vlen.
 

alkimisti

Well-known member
Aty ku punoj une, transporti sigurohet nga kompania per nje pjese te punonjesve. Por, autobusi i kompanise nuk leviz neper qytet, i merr ne nje vend te caktuar dhe i sjell ne pune, keshtu qe nuk ka shume harxhim.

Nese per punonjesit e tu do te duhet t'i marresh nga vende te ndryshme do te kushtoje me teper. Gjithashtu, nese nuk do ta perdoresh mjetin qe do te marresh per pune tjeter, besoj se do te ishte kosto e madhe. Shiko njehere per keto agjensite e transportit qe te perdoresh mjetet dhe shoferet e tyre per ne mengjes dhe pas pune, mendoj qe do te te kushtoje me pak se te blesh vete nje autobus.
 

understudy

Well-known member
Në raste të tilla zakonisht bizneset zgjedhin që ta bëjnë vetë transportin përmes ndonjë minibusi sepse shkon më lirë se kuotat nëse ke shumë punonjës.
 
Përveç se të shkon më lirë sepse mund të gjesh ndonjë kompani që mund të japi ndonjë ofertë të mirë, mund të marrësh edhe faturë tatimore në fund të muajit. Gjithashtu edhe stafin e ke më të organizuar, nuk të thonë më "nuk gjeta mjet për të ardhur prandaj u vonova" ?
 

Drishti

Well-known member
Pyet kompanite e transportit dhe gjithashtu pyet per cmimet e mjetit qe do te marresh, bej nje llogari me ekonomistin qe ke dhe nese te del me lire, zgjidh opsionin me te lire. Cdo biznes ka problemet e veta, nuk na ke thene as sa larg eshte, sa rruge parashikohet te besh.
Gjithashtu edhe stafin e ke më të organizuar, nuk të thonë më "nuk gjeta mjet për të ardhur prandaj u vonova"
Kjo eshte nje arsye shume e mire per ta bere vete transportin, edhe pse mund te te kushtoje me shtrenjte
 
Top