T'ia lesh kontrollin nje freelanceri per rinovimin e website-t

VB

Member
Pershendetje,

Kam ne plan te punesoj ne freelancer per te me rinovuar website-n. Nuk kam zgjedhur nje kompani web design sepse m'u duken shume te shtrenjta. Nuk e di nese eshte e sigurt t'i le kontroll te plote dikujt tjeter ne website-n tim.

Nuk marr vesh shume nga teknologjia dhe nuk e di cfare masash duhet te marr qe pasi te mbaroje puna, ai qe ka punuar ne website mos te kete me password-et ose informacione te tjera private. Gjithashtu, nuk dua qe gjate kohes qe punohet, te duken ne website gabimet qe mund te behen.

Pashe ne internet disa tutoriale se si mund ta sigurosh website-n dhe permendnin ftp, subdomain, localhost, etj., qe jane terma qe nuk i di cfare do te thone. Cfare me keshilloni te bej, duke patur parasysh qe nuk jam fare e fushes se website-ve? Duke qene se nuk duhet qe website te ngece ne asnje moment, nuk dua qe te bej ndonje gabim dhe ta prish duke u munduar ta siguroj. Apo mendoni qe po e vras mendjen shume dhe nuk ka arsye per t'u shqetesuar?
 

SH 1703

Fjal pak, pune shume
prsh webi eshte me wordpress i ndertuar? une punoj vete si freelancer per web, dua te di gjuhen e ndertuar te webfaqes qe te tregoj masat qe mund te marresh.
 

jubei

Well-known member
Po ti edhe dashke të mos paguash edhe të jesh i sigurt? Nqs e ke kaq merak por gjithsesi nuk ke haber, lidh kontratë me përgjegjësi ligjore me designer-in dhe lëre ta manaxhojë ai.
 

$hrek

Active member
Një profesionist i mirë, qoftë kompani, qoftë freelancer nuk të saboton website-n.

Gjithashtu, nuk dua qe gjate kohes qe punohet, te duken ne website gabimet qe mund te behen.
Kjo mund të ndodhë vetëm nëse punon me fillestarë fare, se askush nuk bën ndryshime në website-n live. Mbarohet puna, kontrollohet a funksionon çdo gjë, pastaj publikohen ndryshimet.

Për sa i përket privatësisë, ka disa hapa që mund të merren, por siç ke thënë dhe vetë, duhet të kesh disa njohuri bazë. Mund të të këshilloj t'i kërkosh ndihmë dikujt tjetër që njeh për të të ndihmuar, sepse për dikë të fushës janë hapa të thjeshtë. Por, mënyra më e mirë është të punosh me dikë të cilit i beson dhe nëse ke dyshime të tilla më mirë mos i punëso. Si në çdo punë, duhet të ketë një marrëdhënie besimi ndërmjet klientit dhe profesionistit.
 

rashomon

Well-known member
Por, mënyra më e mirë është të punosh me dikë të cilit i beson dhe nëse ke dyshime të tilla më mirë mos i punëso.
Nuk jam dakort me këtë, them se çdo njeri duhet të kujdeset të ruajë të dhënat e veta. Sidomos kur punon me freelancers, që shumicën e kohës nuk bën as kontrata dhe nuk ke ku i gjen më pastaj.

Kjo mund të ndodhë vetëm nëse punon me fillestarë fare, se askush nuk bën ndryshime në website-n live.
E vërtetë që kjo nuk supozohet të ndodhë, por nuk është e pamundur. Kam pasur shumë klientë që kanë ardhur te unë, pasi dikush tjetër u kishte prishur funksione bazë në website.

@VB nuk e ka përmendur me çfarë merret website po nëse ka shitje dhe llogari klientësh, do thoja të tregohet i kujdesshëm. Ideja e përgjithshme është të krijosh një llogari tjetër për atë që do merret me websiten, në mënyrë që mos të ketë fjalëkalimet dhe të dhëna të tjera. Por, varet nga teknologjia me të cilën e ke website-n.
 
Top