T'i jap me qera nje pale te trete

Drishti

Well-known member
Drejtoj nje palester dhe ambientin e kam te marre me qera. Kam nje oferte nga dikush tjeter per te perdorur te njejtin ambient per disa ore ne dite te caktuara te javes, kundrejt nje pagese. A duhet ta marr direkt pagesen une apo t'i them qeradhenesit per kete oferte qe ta marre ai pagesen dhe te me ule nje pjese te qerase?

Problemi qe kam eshte mos i merr ato para ekstra dhe mua ma ul qerane shume pak. Nga ana tjeter, nuk eshte se i kam marredheniet shume te mira me te dhe nuk dua t'i jap arsye per konflikt nese merr vesh qe eshte edhe dikush tjeter qe po e perdor ambientin e tij. Ne kontraten e qerase qe kemi nuk eshte se permendet ndonje gje per kete pune, po prape nuk e di nese eshte gjeja e duhur per t'u bere.
 

krista

Well-known member
Nese ky personi tjeter thjesht do te perdore ambientin dhe nuk ka nevoje per kontrate, atehere pse jo. Po nese do edhe ai te hape biznes te rregullt, kontrata e qerase eshte e domosdoshme dhe do te te duhet patjeter t'i thuash qeradhenesit.
 

ervis

Active member
Po pse duhet ta marre vesh qeradhenesi se cfare ben ti me ambientin qe ke me qera? Thuaj qe jane punonjes nese pyet, edhe mos u merr fare me te. Nga eksperienca ime me qeradhenesit, me siguri qe shumicen e parave do t'i fuse ne xhep dhe ty do te te ule ndonje 10% te qerase.
 
Drejtoj nje palester dhe ambientin e kam te marre me qera. Kam nje oferte nga dikush tjeter per te perdorur te njejtin ambient per disa ore ne dite te caktuara te javes, kundrejt nje pagese. A duhet ta marr direkt pagesen une apo t'i them qeradhenesit per kete oferte qe ta marre ai pagesen dhe te me ule nje pjese te qerase?

Problemi qe kam eshte mos i merr ato para ekstra dhe mua ma ul qerane shume pak. Nga ana tjeter, nuk eshte se i kam marredheniet shume te mira me te dhe nuk dua t'i jap arsye per konflikt nese merr vesh qe eshte edhe dikush tjeter qe po e perdor ambientin e tij. Ne kontraten e qerase qe kemi nuk eshte se permendet ndonje gje per kete pune, po prape nuk e di nese eshte gjeja e duhur per t'u bere.
Të them të drejtën herët apo vonë do ta marrë vesh dhe duke qenë se dhe marrëdhëniet nuk i ke të mira nuk mendoj se dhënia për disa orë dikujt tjetër është e drejtë për u bërë. Fundja nuk është prona jote, personi që ta ka lënë me qera duhet ta dijë çfarë ndodh në pronën e tij. Më mirë mos prano që mos të prish punë as ty.
 

jubei

Well-known member
Mendoj se nëpër palestra është e zakonshme kjo, psh instruktorë artesh marciale ose instruktorë aerobic, zumba etj. pagojnë palestrën për të zhvilluar aty seancat e tyre.
 
Top