T'i blej apo t'i marr me qera pajisjet per nje furre buke?

Bledar

Active member
Kam kerkuar per ambiente me qera per nje furre buke dhe se fundmi gjeta nje vend shume te pershtatshem qe per me teper ka edhe pajisjet qe me duhen, sepse ka qene me perpara nje furre buke. Qeraja eshte e shtrenjte po me duket investim i vlefshem, duke qene se vendi i pozicionuar shume mire, dhe gjithashtu njerezit jane mesuar qe aty ka nje furre.

Mendova ne fillim qe pajisjet vinin te perfshira ne cmimin fillestar te qerase, por me pas me thane qe duhet t'i blija. Nuk mund t'i merrja me qera sepse jane gjera qe konsumohen dhe nese i demtoj, i zoti i tyre del me humbje dhe gjithashtu me tha qe po te kisha zgjedhur vend tjeter qe nuk i ka pajisjet, do te detyrohesha t'i blija gjithsesi. Pasi kembengula per te mos i blere, m'i lane t'i merrja me qera po me nje cmim shume te larte per mendimin tim.

Nuk doja t'i blija sepse nuk e di sa do te ece si biznes dhe dua ta provoj per rreth nje vit fillimisht. Me cmimin e qerase qe me thane, me mire i bie qe t'i blej dhe kane te drejte kur thone qe nese kerkoj per vend tjeter, veshtire se mund te gjej nje me pajisjet e perfshira. Mendoni qe duhet te kembengul per te me ulur cmimin e qerase apo t'i blej me mire?
 

oaky

Well-known member
Nuk mund t'i merrja me qera sepse jane gjera qe konsumohen dhe nese i demtoj, i zoti i tyre del me humbje
Keto jane ato justifikimet tipike per te shitur gjerat. Nese eshte keshtu, atehere kerkoja me cmim me te lire sepse mesa duket po te ofrojne pajisje te perdorura dhe te konsumuara. Dhe atij qe po t'i shet, nuk ka cfare i duhet qe ti do t'i blije gjithsesi ne nje rast tjeter, mbaje biseden ne kontekstin e marreveshjes ndermjet ju te dyve, jo se cfare do te besh ne raste te tjera.

Eshte normale qe ai qe shet te perdore taktika te tilla, por edhe ti qe blen duhet te besh pazar, jo te marresh oferten e pare. Nese pajisjet jane ne gjendje te mire, te them t'i blesh, sepse nese e le biznesin pas nje viti, mund t'i shesesh. Ndoshta do t'i shesesh pak me lire sec i ke blere, por njelloj me humbje do te dalesh edhe nese i merr me qera per nje vit.

Po pavaresisht cfare vendos, sigurohu te besh pazar dhe t'i marresh me cmimin me te lire te mundshem.
 

CoCo

Well-known member
Ashtu sic ti ke nevoje per kete vend specifik, edhe shitesit i intereson te ta jape ty, sepse veshtire qe do te gjeje dike qe te jete i interesuar edhe per ambientin, edhe per pajisjet. Keshtu qe sic thote @oaky, bej pak pazar qe t'i marresh lire. Edhe per mendimin tim, me mire bliji pajisjet, sepse nga eksperienca kur i merr gjerat me qera, gjithmone i bie me shtrenjte.
 
Top