Te shes apo te jap me qera?

feline

Well-known member
Përshëndetje,
Nga familja kam trashëguar një apartament të vogël (58m2) afër qendrës në Tiranë, ku qeraja është e lartë. Të ardhurat që do marr nga shitja mund t'i investoj edhe në biznesin tim, prandaj jam më shumë për ta shitur, por miqtë më thonë të kundërtën. Çfarë mendimi keni ju?
 
Mund ta shfrytëzosh si ambient për biznesin tënd. Duke qenë se është zonë shumë e mirë besoj se edhe nga biznesi do kesh më shumë fitim. Gjithsesi për ta shitur mos e mendo fare.
 

Piknik te Lana

Well-known member
Shite se nuk kanë për të mbajtur lartë për shumë akoma çmimet. Tregu është i fryer. Të blejsh sot ka kosto rreth 20 vitesh qeraje.
 

Waldo

Well-known member
Prona si kapital fizik per mendimin tim eshte investim me i mire se kapitali monetar aq me teper ne Tirane ku vlera e pronave nuk po njeh zbritje prej kohesh.
 

Rasha

Member
Nqs une do te isha ne vendin tuaj do ta jepja me qera shtepine,sepse vlera e shtepive ne Tirane sa vjen edhe rritet.Per me teper qe eshte ne zone te mire.
 
Top