Te lesh punen pas 4 muajsh

mandala

Well-known member
Dhashe doreheqjen nga puna e fundit pas nje kohe relativisht te shkurter dhe tani qe jam serish ne fazen e kerkimit nuk di si ta shpjegoj ne intervistat e punes arsyen e doreheqjes pa dale une keq. E verteta eshte qe problemin nuk e kisha me stafin, por me menyren se si punohej dhe qe cdo dite me tmerronte ideja e te shkuarit ne pune.
Te punuarit atje ishte shume i lodhshem dhe per me teper askush nuk te ndihmonte me asgje.
A mund ta shpjegoj kete situate ne kete menyre, kur puna eshte e ngjashme me te meparshmen? Apo te mos e shtoj ne CV per te mos dhene detaje?
 

Zanzibar

Well-known member
Ne fakt krijohet ideja qe ka qene faji yt qe je larguar prej mungeses se deshires per pune, edhe nqs nuk ka qene keshtu. Nese ekperienca ne kete fushe nuk eshte e nevojshme, edhe une do te sugjeroja mos ta perfshije ne aplikim.
 

meri72

Well-known member
Mendoj qe ne CV duhet te perfshihen te gjitha dhe ki parasysh qe ata qe do te te marrin ne interviste mund t'i njohin ish punedhenesit e tu.
Besoj se mund te thuash qe nje arsye e largimit ishte manaxhimi i keq, keshtu nuk del ti ne faj per doreheqjen.
 

drenovari

Well-known member
Nuk je i/e detyruar te perfshish cdo gje ne CV dhe 4 muaj zakonisht nuk eshte ndonje eksperience e madhe. Por nese te pyesin, nje pergjigje e mire do ishte qe u largove sepse doje te provoje dicka te re, sepse nuk mund te pershateshe atje. Gjithsesi mos thuaj ne asnje rast qe urreje te shkoje ne pune, sepse duket si etike e dobet te punuari.
 
Mendoj se mund ta përfshish, nuk ka asgjë të keqe të gjithë njohim kompani ose kemi qenë të punësuar në biznese ku nuk përshtateshim dot me vendin e punës dhe është normale. Intervistuesit që do të duan të të marrin dhe që do ta vlerësojnë punën tënde do të jenë të lumtur të dëgjojnë fjalë të sinqerta prej teje. Nëse jo ky do të jetë justifikimi i tyre për të të refuzuar. Vetëm një këshillë mos jep shumë detaje për largimin tënd nga kompania e mëparshme, mjafton një përgjigje e shkurtër.
 
Top