Te investosh ne ambientet e marra me qera

CoCo

Well-known member
Kam nje rrjet dyqanesh dhe shumica e ambienteve jane te marra me qera. Kisha kohe qe mendoja per nje ridizenjim te dyqaneve dhe tani pas termetit eshte bere e domosdoshme sepse ka patur demtime te vogla. Problemi eshte qe nuk e di nese duhet te shpenzoj para ne nje vend qe ndoshta pas nje viti do ta le. Pronaret e ambienteve me kane dhene leje per te bere ndryshime, por nuk pranojne te ndajne shpenzimet. Nese dua te ndryshoj pllakat per shembull apo te leviz ndonje mur, mund ta bej por me parate e mia.

Per te bere ato ndryshime qe kam ndermend une, do goxha investim. Nese do te ishin ne te gjitha ne pronesine time, nuk do ta mendoja dy here, por me step fakti qe i kam me qera dhe kam frike mos me shkon investimi kot.
 

feline

Well-known member
Nëse nuk blen dyqanet e tua, e vetmja zgjedhje që të mbetet është të investosh te këto që ke marrë me qera.
 

Bledar

Well-known member
Kur i ke me qera, nuk ke cfare ben ne te tilla raste. Bej nje plan se per sa kohe do t'i mbash me qera dhe shiko nese ia vlen. Mos fillo te besh investime, pa ditur qe do rrish te pakten 2-3 vjet aty.
 
Top