Te hap lokal timin apo franchise?

VB

Active member
Vitet e fundit ne Shqiperi jane shtuar shume kafenete franchise dhe shumica e klienteve atje shkojne. Une kam nje ambient qe dua ta kthej ne kafene dhe po mendoja qe ne vend qe te konkurroj me keto kafet franchise, me mire te bashkepunoj me to.

Nuk kam shume informacion se si funksionon. A ka shume procedura apo kerkesa per te nisur bashkepunimin apo mjafton te aplikosh? Si ndahen fitimet me kompanine qe te jep te drejtat e franchising?

Mendoni qe ia vlen te nis nje bashkepunim me ta apo me mire te krijoj nje gje timen qe ta manaxhoj te teren vete? Thashe qe arsyeja e vetme qe po kerkoj te bashkepunoj eshte qe te mos i kem konkurrente sepse kam pare qe ne zonat ku jane keto kafe, lokalet e vogla nuk kane pothuajse fare xhiro.
 

Bledar

Active member
Nuk di te te them nga eksperienca personale se si funksionon, po tre kompani ke ne Shqiperi qe funksionojne si franchise per kafenete, keshtu qe kontakto me secilen dhe pyeti specifikisht.

Per sa i perket pyetjes ne ia vlen bashkepunimi, une do thoja qe varet nga aftesite e tua te manaxhimit dhe sa kreative do te tregohesh. Nese ke ndermend te hapesh nje kafe tipike lagjeje me kameriere qe vine pas tre oresh, me kafe qe vetem kafe nuk mund ta quash dhe me tavolina e karrike qe i ke mbledhur sa andej ketej, me mire bashkepuno me keto kompanite e medha.

Nese ke nje vizion specifik, nje ide origjinale, kohe dhe deshire per te krijuar nje ambient unik, atehere pse te bashkepunosh kot, duke u bere si gjithe te tjeret. Mesa kam vene re, njerezit shkojne te keto franchiset vetem sepse kafet rrotull tyre lene shume per te deshiruar. Por aty ku ka kafene te mira dhe te kuruara, nuk shkon njeri te franchiset, keshtu qe nese ky eshte rasti yt, me mire krijo nje gje tenden.
 

Drishti

Well-known member
Ki parasysh edhe zonen ku e ke kete ambientin qe thua, se ndoshta nuk u intereson te bashkepunojne. Ose nese je ne nje zone shume te mire, s'ia vlen te bashkepunosh me ta. Jam shume dakort me @Bledar qe po pate nje ide tenden, vazhdoje me mire vete, vetem se jo ndonje ide te tipit kafene hipsterash me stil shtepie te kohes se Enverit, se jane bere me keq se keto franchiset, i gjen ne cdo cep.
 
Edhe unë mendoj po njësoj si parafolësit. Ki kujdes me: zonën ku do e krijosh biznesin, çfarë do ofrosh dhe nëse është unike, kreative ose jo ajo që ti do sjellësh
 

Dhurata

Well-known member
Sa të rrish të vrasësh mendjen për ide kreative apo konkurrentët, kontakto dhe bashkëpuno. Po e pe që ecën mirë biznesi mund të hapësh kafe tjetër më vonë dhe ta menaxhosh vet, si fillim bëj emër, fito klientë!
 

$hrek

Well-known member
Je e sigurt që do të hapësh kafene me COVID-in nëpër këmbë? Të isha në vendin tënd do të investoja më mirë në një model kafeneje me shërbime delivery kryesisht, duke qenë se situata është e pasigurt dhe mund të mbyllen kafenetë sërish. Nëse funksionon me shpërndarje produktesh, ke mundësi shitjesh edhe në situatë normale, edhe në kohë karantine.

vetem se jo ndonje ide te tipit kafene hipsterash me stil shtepie te kohes se Enverit, se jane bere me keq se keto franchiset, i gjen ne cdo cep.
Shumë dakort 😅
 

stark

Well-known member
Je e sigurt që do të hapësh kafene me COVID-in nëpër këmbë? Të isha në vendin tënd do të investoja më mirë në një model kafeneje me shërbime delivery kryesisht, duke qenë se situata është e pasigurt dhe mund të mbyllen kafenetë sërish.
Nuk jam dakort qe te merren vendime biznesi duke u nisur nga nje situate e perkoshshme. Ngaqe kemi COVID neper kembe, nuk do rrime pa hapur kafene apo biznese te tjera qe preken me kollaj. Per mendimin tim eshte gabim te marresh vendim nisur nga frika, se keshtu askush nuk do te hapte biznes ndonjehere.

po tre kompani ke ne Shqiperi qe funksionojne si franchise per kafenete
Mesa di une vetem Moncheri funksionon si franchise, te tjerat administrohen vete.

Sa per pyetjen, franchise apo jo, do te thoja te mos niseshe nga fakti qe do kesh me pak konkurrence nese je franchise. Po ta kesh vene re, sa hapet nje Moncheri per shembull, brenda pak muajsh ke ngjitur edhe dy te tjerat. Keshtu qe gjithsesi do te kesh konkurrence nga te tjerat. Menyra me e mire per te mundur konkurrencen eshte te ofrosh cilesi dhe origjinalitet.
 

Dhurata

Well-known member
Je e sigurt që do të hapësh kafene me COVID-in nëpër këmbë? Të isha në vendin tënd do të investoja më mirë në një model kafeneje me shërbime delivery kryesisht, duke qenë se situata është e pasigurt dhe mund të mbyllen kafenetë sërish. Nëse funksionon me shpërndarje produktesh, ke mundësi shitjesh edhe në situatë normale, edhe në kohë karantine.


Shumë dakort 😅
Me COVID ose jo të gjithë në kafene jemi, mos të them fare që tani shkojmë më shumë 😅
 

$hrek

Well-known member
Nuk jam dakort qe te merren vendime biznesi duke u nisur nga nje situate e perkoshshme. Ngaqe kemi COVID neper kembe, nuk do rrime pa hapur kafene apo biznese te tjera qe preken me kollaj. Per mendimin tim eshte gabim te marresh vendim nisur nga frika, se keshtu askush nuk do te hapte biznes ndonjehere.
Situata nuk eshte dhe aq e perkohshme dhe nuk eshte nje vendim qe e keshillova te merrej nga frika. Per mendimin tim, sherbimet delivery jane e ardhmja e fushes se sherbimeve. Njeriu me i pasur i planetit, qe ne kete kohe pasurohet kur te tjeret po varferohen, merret me shitje online dhe shperndarje produktesh. Eshte gabim te marresh vendime duke u nisur nga e shkuara, hajt se shqiptaret vdesin per kafe dhe po hapim nje kafene. Duhet pare tendenca e tregut dhe te marresh vendime duke u pershtatur me kohen.
 
Top