Te drejtosh biznesin e familjes

summer vibes

Well-known member
Prinderit e mi kane nje biznes te vogel, ku shume te punesuar jane anetare te familjes. Duke qene se prinderit dua te dalin ne pension dhe mos te merren me, me kane kerkuar ta drejtoj une. Problemi eshte qe anetaret e familjes qe jane te punesuar, kane nje kulture pune qe nuk me pelqen aspak. Shumica e tyre bejne vetem minimumin e perpjekjes ose rrine kot pjesen me te madhe te kohes. Po te ishte ne doren time, gjeja e pare qe do te beja kur te merrja drejtimin, do te ishte te pushoja disa prej tyre. Por prinderit me kane vene si kusht qe te mos pushoj askend nga familja.

Per mua eshte nje mundesi shume e mire, duke qene se puna qe kam aktualisht nuk po me ecen shume, por parashikoj qe do te jete shume stresuese po ta pranoj kete oferte. A me keshilloni ta pranoj oferten ne kete rast dhe nese po, cfare keshillash me jepni?
 

name of the rose

Well-known member
Unë vetë punoj me anëtarë të familjes, por që janë të aftë në atë që bëjnë dhe punëtorë. Është vështirë t'i pushosh nëse s'janë të përshtatshëm, sepse do të ta kujtojnë tërë jetën.

Në rastin tënd, mendoj se mund ta pranosh si mundësi, me kushtin që punonjësit të të binden. Jepu detyra specifike dhe nëse nuk i realizojnë, atëherë bëjua të qartë që nuk janë të përshtatshëm për të vazhduar. Konflikte dhe stres ka gjithandej, por mund t'i kursesh vetes shumë kokëçarje nëse i bën gjërat e qarta që në fillim.
 

jubei

Well-known member
Po nqs rrinë kot si ecën puna? Mos po i nënvlerëson? Nga ana tjetër, ju doni të bëni biznes apo PR me familjarët? Më duket situatë e çuditshme. Nga ana tjetër nqs biznesi është fitimprurës nuk ka kuptim të mos ta marrësh përsipër. Për sa i përket stafit, për mendimin tim puna është punë dhe marrdhëniet personale duhen menjanuar. Kush nuk e kupton, problemi tyre.
 

summer vibes

Well-known member
Po nqs rrinë kot si ecën puna? Mos po i nënvlerëson? Nga ana tjetër, ju doni të bëni biznes apo PR me familjarët? Më duket situatë e çuditshme. Nga ana tjetër nqs biznesi është fitimprurës nuk ka kuptim të mos ta marrësh përsipër. Për sa i përket stafit, për mendimin tim puna është punë dhe marrdhëniet personale duhen menjanuar. Kush nuk e kupton, problemi tyre.
Ne fakt biznesi nuk eshte dhe aq fitimprures. Fitimet dalin per te paguar rrogat, por jo per ndonje gje tjeter. Sic thashe, familjaret bejne vetem minimumin e perpjekjes mesa kam pare dhe disa thjesht nuk jane te kualifikuar mjaftueshem per pozicionet ku jane. Kam vene re per shembull qe ikin ne mes te dites per ndonje pune personale, ose u kerkon te bejne nje gje dhe nuk perpiqen, por thjesht thone nuk behet, etj.
 

alkimisti

Well-known member
Edhe une jam i punesuar te te afermit e mi, por pikerisht per kete arsye punoj sa dyfishi i te tjereve. Pastaj, nese nuk mund te marresh vendime per punonjesit, cfare do te drejtosh? Bejua te qarte prinderve qe te te lene kontroll te plote, ose ndryshe nuk do te pranosh. Keshtu si e ke pershkruar situaten, me duket se ata duan thjesht qe te marrin vendimet e rendesishme duke ndenjur ne shtepi dhe ti te merresh me punet rutine.
 
Top