Të japësh dorëheqjen nga një punë me shumë stres

Zanzibar

Well-known member
Jam prej shumë kohësh në këtë vend pune dhe deri tani nuk kam patur asnjë ankesë, por vitin e fundit kompania ndërroi lokacion dhe tani jam gati një orë larg. Gjithashtu kemi patur manaxhim të keq të projekteve dhe puna është bërë shumë stresuese.
Së fundmi një ish koleg më tregoi për një vend pune në kompaninë ku po punon vetë dhe me sa më përshkroi pagat janë më të larta, manaxhimi më i mirë dhe për më tepër nuk është shumë larg vendbanimit tim. Mendova të aplikoj, por si mund të jap dorëheqjen në një rast të tillë në mënyrë që të mos jetë e vështirë as ta për më tepër tani që kompania është në pozitë të vështirë? Marrëdhëniet me eprorin i kam shumë të mira, por nuk e di sa do më ndihmojë ky fakt.
 

mandala

Well-known member
Apliko pa menduar dy here dhe jep edhe doreheqjen. Ti nuk ke asgje personale, thjesht do besh ate qe eshte me e mira per ty. Madje perderisa punet nuk po shkojne mire, nuk mendoj qe do jete aq e papritur edhe doreheqja jote.
 

Waldo

Well-known member
Jep doreheqjen ne kohe qe ata te gjejne nje zevendesues per ty dhe madje derisa t'i shpjegosh edhe punen punonjesit te ri nese eshte e mundur. Ti mendon se je shok me shefin tend, por punonjesit nderrohen, vijne e ikin. Eshte pjese e punes.
 

drenovari

Well-known member
Thjesht thuaj kete qe ke shprehur ketu. Per shkak te zhvendosjes eshte bere e veshtire te vazhdosh atje.
 
Top