Të drejtat e autorit për librat

name of the rose

Well-known member
Kur një shtëpi botuese ka të drejtat e autorit për një libër, i merr përgjithmonë këto të drejta apo pas një periudhe kohe mund të tregtosh librin pa u penalizuar? Jam e interesuar për rastin e tregtimit online të librit dhe jo për rastin e printimit të librit, besoj se e drejta e autorit është njëlloj për të dyja rastet.
 

rashomon

Well-known member
Nuk jam shumë i sigurt për kohëzgjatjen e të drejtave, por besoj varet nga kontrata që ka shtëpia botuese me autorin.

Një gjë që duhet të kesh parasysh është që e të drejtat për printimin e librit NUK janë njëlloj me të drejtat e tregtimit online të librit. Shtëpia botuese blen të drejtat për printimin e librit, por nëse dëshiron ta tregtojë online si e-book duhet të bëjë kontratë tjetër me autorin për të blerë të drejtat e tregtimit online të librit. Mesa di unë, shumica e shtëpive botuese blejnë vetëm të drejtat e printimit duke qenë se nuk ka shumë treg në Shqipëri për formate online të librave.
 

madrigal

Active member
Sipas Ligjit Nr. 35/2016, neni 63 për kalimin e të drejtës së botimit pas botimit të parë të veprës:
1. Botuesi, që ka fituar të drejtën për të botuar veprën, gëzon të drejtën e përparësisë në kalimin e së drejtës së botimit të veprës në formën elektronike ose formë tjetër, kundrejt një shpërblimi të njëjtë me atë të konkurrentit që ka ofruar shpërblimin më të lartë për autorin ose titullarin e të drejtave të autorit të veprës.
2. Një botues, që ka për qëllim të përdorë të drejtën sipas pikës 1, të këtij neni, duhet t’i paraqesë me shkrim ofertën e tij autorit ose titullarit të së drejtës së autorit të veprës, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së ftesës së shkruar të autorit, me të cilën ky i fundit paraqet vullnetin e tij për botimin e veprës në formë elektronike ose në një formë tjetër.
3. E drejta, sipas pikës 1, të këtij neni, duhet ushtruar brenda një periudhe trevjeçare, duke filluar nga data e përfundimit të kontratës së botimit.
 

name of the rose

Well-known member
Nuk jam shumë i sigurt për kohëzgjatjen e të drejtave, por besoj varet nga kontrata që ka shtëpia botuese me autorin.

Një gjë që duhet të kesh parasysh është që e të drejtat për printimin e librit NUK janë njëlloj me të drejtat e tregtimit online të librit. Shtëpia botuese blen të drejtat për printimin e librit, por nëse dëshiron ta tregtojë online si e-book duhet të bëjë kontratë tjetër me autorin për të blerë të drejtat e tregtimit online të librit. Mesa di unë, shumica e shtëpive botuese blejnë vetëm të drejtat e printimit duke qenë se nuk ka shumë treg në Shqipëri për formate online të librave.
Nuk e dija që ndryshonte e drejta për të printuar dhe e drejta për ta tregtuar online, faleminderit.
 
Top