Të drejtat e autorit për imazhet

name of the rose

Well-known member
Nëse dua të nis një biznes me prodhim të bluzave të personalizuara, a ka rregulla specifike që më detyrojnë të mos përdor imazhe me të drejtat e autorit të mbrojtura? Bizneset e tjera që kam parë përdorin imazhe artistësh dhe logo, dhe duke gjykuar nga çmimi i produktit, nuk besoj se kanë blerë të drejtat e imazheve.

Po gjithsesi, vetë dua të ofroj një shërbim serioz dhe në përputhje me rregullat, duke qenë se kam plane për ta ndërkombëtarizuar. Keni informacion se si veprohet në këtë rast? Duhet ta blej çdo imazh apo nuk është e nevojshme?
 

alkimisti

Well-known member
Nuk ke pse perdor imazhe te mbrojtura sepse ke shume alternativa per te gjetur imazhe qe mund te perdoren falas. Po gjithsesi nuk besoj se eshte ndonje problem shume i madh edhe po i perdore pa i blere.
 
Nëse do të përdorësh një imazh që nuk është i krijua nga ti, patjetër që duhet të marrësh licencën e përdorimit për të. E mira është që shumë imazhe me licencë përdorimi mund ti gjesh edhe falas.

Nëse synon që edhe ta ndërkombëtarizosh biznesin, atëherë jam e sigurt që do kesh shumë probleme nëse nuk respekton të drejtat e autorit.
 

rashomon

Well-known member
Nuk ke pse perdor imazhe te mbrojtura sepse ke shume alternativa per te gjetur imazhe qe mund te perdoren falas.
Përveç kësaj, nëse do ta bësh tamam punën, mund edhe t'i krijosh vetë shumë nga imazhet duke përdorur programe dizajni.

Të këshilloj të mos nisesh nga ajo që bën shumica e bizneseve, sepse ndryshe si do ta bësh diferencën. Imazhet e blera, përveç se janë autentike, kanë cilësi më të mirë dhe kursen shumë kokëçarje për t'i gjetur. Imazhet nuk do t'i blesh tek për tek, por do të abonohesh për t'i marrë sa herë të të duhen, dhe nëse do t'i përdorësh shpesh ia vlen pagesa.
 

jubei

Well-known member
Duhet patur kujdes një gjë, kur blen liçensa duhet të kesh parasysh nëse liçensimi është me afat përdorimi. Se kështu u hodh në gjyq njëherë një kompani e madhe, këtu në Shqipëri madje, për një foto që i kishte skaduar liçensa para disa ditësh, por që ata vazhduan ta përdornin.
 
Top