Sulm në mjedisin e punës

Arben

Member
Partnerja ime u sulmua mbrëmë nga një prej personave që ajo kujdeset (ajo është e punësuar në një qendër ku kujdeset për njerëzit me probleme mendore), në atë pikë sa i duhej të kalonte natën në spital. Sigurisht, lajmërova policinë, por do doja të dija cilat janë hapat ligjore përkatëse për këtë rast? A dënohet qendra ku ajo punon?
 

Donald

Well-known member
Pershendetje! Si fillim shpresoj qe partneria juaj te jete mire dhe ju pergezoj qe keni lajmeruar policine dhe nuk "e zgjidhet" vete ceshtjen sic do te benin shume shqiptare.

Une nuk jam specialist i fushes, por e di qe institucioni perkates ku partnerja juaj punon, do te mbaje pergjegjesi per aksidentin e ndodhur. Biznesi/ Institucioni ka per detyre te kujdeset per kedo qe ndodhet ne ambjentet e tij.
 
Si fillim duhet të njoftoni menjëherë punëdhënësin, gjithashtu brenda 3 ditëve organet e prokurorisë, Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Punëdhënësi patjetër që dënohet, pasi ai detyrohet të sigurojë mbrojtjen e punëmarrësve në të gjitha aspektet që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë.

Më tej është Inspektorati Shtetëror i Punës ai që merret me vazhdimin e çështjes dhe me dënimin përkatës.
 
Top