Sondazh për përdorimin e maskave në Shqipëri

Pro apo kundër mbajtjes së masës me detyrim?

  • PRO

    Vota: 4 44,4%
  • KUNDËR

    Vota: 5 55,6%

  • Numri i votuesve
    9

name of the rose

Well-known member
Që nga momenti i vendosjes së ligjit për mbajtjen e maskave me detyrim, kam parë shumë persona si të rinj edhe të moshuar që nuk e mbajnë maskën. Apo edhe shumë të tjerë që e mbajnë tek mjekra. Thuhet që autoritetin për të vendosur gjobë për shkelje të këtij ligji e kanë policët, ndërkohë edhe ata vetë, kam parë që nuk e mbajnë.

Çfarë mendimi keni për këtë situatë, jeni pro apo kundër këtij ligji?
 
Unë jam dakord me këtë masë të vendosur, pasi duhen marrë sa më shumë masa që të jetë e nevojshme për të shmangur përhapjen më shumë të Koronavirusit. Mendoj që ka shumë njerëz që nuk ju bënë përshtypje fare kjo situatë dhe ndoshta e vetmja formë për ti detyruar sado pak është ligji.
 

Anisa

Well-known member
Nëse gjobat e marra në fillim të pandemisë nuk do të faleshin atëherë besoj se kjo masë e vendosur do të kishte pak më shumë rezultat. Kam idenë që ata që nuk duan ta mbajnë, nuk e mbajnë dhe as që kanë frikë nga masa administrative në rast shkelje të ligjit.
 

Bledar

Well-known member
Ky ligj ishte sa per te bere pak zhurme ne politike dhe per te marre ca leke nga disa fukarenj te shkrete. Ato ditet e para e mbanin masken ata. Shko shikoni tani, te gjithe policet pa maska jane. Jo se kane faj ata qe se mbajne, se normale nuk mbahet dot maska gjate gjithe dites, por keta politikanet tane qe dua te bejne te rendesishmin me ne.
 

ervis

Well-known member
Dakord jam qe secili te ruhet per veten e vet dhe gjithashtu te ruaj edhe komunitetin.

Keta shikojne ti vene gjoba ndonje xhaje qe mbase ska dhe leke ta blej ate masken, ndersa nuk marrin asnje mase per ata qe jane koronavirus dhe qe jane vertet nje rrezik i madh per shoqerin. Une kam degjuar disa raste kur te semure me simptoma te lehta shkojne tek kafja pa problem. Ku eshte shteti ketu??? Per cfare na duhet te vem masken me detyrim ne rruge kur tek kafja, qe shteti thot aty nuk ka problem, mund te kete persona te infektuar qe thone "ehu nuk mund te rri i izoluar ne shpi"
 

stark

Well-known member
Po shumë e vërtet @ervis masa më e drejtë dhe më urgjente që duhet marrë është kufizimi në mënyrë kategorike i persona të infektuar me koronavirus. Shteti akoma nuk ka bërë një organizim të situatës siç duhet, kërkon të kufizoj të gjithë njerëzit ndërkohë të infektuarit i le të lirë të lëvizin.
 

ledi

Active member
Te pakten meqe vendosen ligjin me detyrim, te shperndajne maska falas per popullin. Jo te gjithe kane leke te blejne maskat cdo dite dhe per te gjithe familjen.
 

jubei

Well-known member
Ku ka gjëra falas? Pse ato maska nuk i pagon vetë populli? Kjo përralla "falas nga qeveria" ecka akoma fuqishëm me sa shoh.
 

ledi

Active member
Ku ka gjëra falas? Pse ato maska nuk i pagon vetë populli? Kjo përralla "falas nga qeveria" ecka akoma fuqishëm me sa shoh.
Ok mos ti paguajm dyfish atehere.
E di isha ne autobuzin e Saukut nje dite dhe hipi nje grua pak e vjeter ne moshe dhe nga pamja dukej jo e mbajtur mire. Kishte maske por nje rrip i ishte keputur dhe e kishte sajuar disi, plus ishte ne grisje e siper. Kur e pash me erdhi vertet shume keq, pasi friken koronavirusit ja kane te gjithe. Ka familje vertet shume te varfra, qe me ato leket qe mund te blejne nje maske, mund te kalojne nje dite me shume me ushqim. Shteti duhet ashtu sikurse vendos ligjin, te siguroje edhe mundesite per zbatimin e tij.
 
Top