Sistemi i fiskalizimit nuk të mundëson të paguash faturat e ujit dhe dritave online

the Marketing

Active member
Përfundimisht ne nuk dim të bëjmë një punë për së mbari. Supozohej që fiskalizimi do na lehtësonte punë por mesa po shikoj deri tani nuk po ndodh kështu. Nisa të bëj pagesat e faturave të dritave dhe ujit të cilat prej kohësh i bëj nëpërmjet bankës online, por po më kërkonte një kod NIVF. Pasi mora bankën në tel më thanë që nuk mund të bëhej pagesa sepse ky qënka një kod paska dal tani me sistemin e fiskalizimit dhe këto fatura nuk janë të pajisura.

Nuk e di nëse do të paisen në të ardhmen por në vënd që ti paguaja për dy minuta, më duhet të harxhoj gjymën e ditës kot tani. Për të mos filluar pastaj me ankesat e sistemit të fiskalizimit që janë një hall më vete.

Nuk e kuptoj pse përpara se ti nxjerrin këto punë, nuk marrin masat paraprake që çdo gjë funksionon në rregull?
 
U ndryshua për herë të fundit nga një moderator:

the Marketing

Active member
As nuk e dija fare drejt me thënë ça ishte ky kodi NIVF. Më thanë që faturat kanë qënë të muajit qershor, prandaj se kanë pasur këtë kod. Besoj se këtë muaj duhet ta kenë.
 
U ndryshua për herë të fundit nga një moderator:

Anisa

Well-known member
Ndoshta na lehtëson punë ca kohë më vonë, se deri tani lëmsh duket. Gjithësesi mund të vazhdosh ti bësh pagesat nëpërmjetë bankës, duke i kaluar shumat sipas llogarive përkatëse.
 
stark

Well-known member
Këtë muaj fatura e ujit më erdhi nëpërmjet sistemit të fiskalizimit që përdor, është në rregull. Për dritat nuk e di akoma.
 
Unknown

Well-known member
Sorry per pyetjen...
doja te dija cfar programi perdorni per fiskalizimin?
te faqja tatimeve ishin disa te listuara dhe une sja kam shume haberin se si funksionojne keto
 
the Marketing

Active member
doja te dija cfar programi perdorni per fiskalizimin?
Unë përdor sistemin e DevPos. Tani të them të drejtën nuk jam shumë i kënaqur. Funksionon në rregull por për tu përdorur nuk është shumë praktik dhe paraqitja e faturave le pak për të dëshiruar. Po kanë të mirë sa herë i kam marrë në tel përgjigjen direkt dhe janë të komunikueshëm.
 
cfar kosto ka? i ke sygjeruar/shtruar veshtiresite qe ke mbase bejne permirsime?
 
jubei

Well-known member
cfar kosto ka? i ke sygjeruar/shtruar veshtiresite qe ke mbase bejne permirsime?
Varet nga opsione të ndryshme në lidhje me tipin dhe volumin e tranzaksioneve, por në përgjithësi nuk janë të shtrenjta. Mendoj që sa të futet tamam ky sistem dhe të fillojnë shumica e bizneseve ta përdorin, atëherë do shtrenjtohet! :D
 
Top