Sipërmarrësit e sukseshëm

drenovari

Well-known member
Cila cilësi mendoni se është më e rëndësishme për një sipërmarrës dhe lider të sukseshëm? A ka rëndësi të jesh i ri, i vendosur, bashkëpunues, apo nëse je i zoti, edhe pa to gjithsesi ia del?
 

understudy

Well-known member
Mark Zuckerberg nuk duket se përputhet fare me prototipin e atij që mund të quhet lider ideal, por është nga më të suksesshmit në botë dhe në moshë shumë të re.
 

Dhurata

Well-known member
Ka disa lloj lider dhe jo të gjithë normalisht kanë karakteristikat e njëjta, pavarësisht se janë të suksesshëm. Ka lider të cilët suksesin e tyre e arrijnë me bashkëpunim, duke motivuar dhe inspiruar punonjësit, por nga ana tjetër ka lider të cilët janë autoritar, kontrollues. Mosha nuk mendoj se ka rëndësi.

Unë si Dhurata, kam preferuar të jem një sipërmarrëse bashkëpunuese dhe të inspiroj punonjësit.
 
Top