Sigurimi nga katastrofat i detyrueshem me ligj?

alkimisti

Well-known member
Eshte marre disa here nisma per ta bere sigurimin nga katastrofat te detyrueshem me ligj, por nuk eshte arritur asnjehere nje marreveshje. Nese do ta kishim te detyrueshem me ligj, atehere kompesimet nga demet e termetit do te paguheshin nga kompanite e huaja te sigurimeve dhe jo nga donacionet apo taksat tona. Si mendoni, a ka ardhur koha qe te merret seriozisht kjo nisme dhe te cohet nje projektligj ne parlament?
 

Piknik te Lana

Well-known member
Jo, larg qoftë.

Ti: Do blej një shtëpi më të shtrenjtë në ndërtesë më të mirë, që të jem më i sigurt në rast se ndodh tërmet.

*bie tërmet*

Ti: Uff! Pagova gjithë ato lekë por me sa duket ia vlejti investimi.
Shteti: Të lumtë, pago tani siguracion se mund të rrëzohet shtëpia.

3iw3xe.jpg
 

stark

Well-known member
Mesa di une nuk ua hedh dot kompanive te sigurimeve, do i grine shqiptaret nga leket nese behet i detyrueshem me ligj sigurimi
 

VB

Active member
Po c'te keqe ka? Sigurimi i makinave eshte i detyrueshem, pse mos te jete dhe sigurimi i shtepive?
 

Piknik te Lana

Well-known member
Po c'te keqe ka? Sigurimi i makinave eshte i detyrueshem, pse mos te jete dhe sigurimi i shtepive?
Sigurimi i makinave është i detyrueshëm që të marrin dëmshpërblim viktimat në rast aksidenti. Pra, ti pagon sigurim për dikë tjetër, jo për veten tënde. Të paktën kjo ka një llogjikë. Të paguash sigurim me detyrim për veten tënde është gjë koti.
 

heisenber9

Well-known member
Mendoj se atyre qe u duhet sigurimi i shtepise, pra familjet e varfra, nuk kane mundesi ekonomike te paguajne.
Shumica e familjeve shqiptare punojne sa per tu ushqyer e per te paguar faturat dhe detyrimet. Kjo eshte thjesht nje kosto shtese qe nuk e kerkoi njeri, por ne vend qe te shihet cilesia e ndertimeve merren me keto.
 
Top