Si u jepet lajmi punonjesve kur mbyllet biznesi?

alkimisti

Well-known member
Pershendetje,
Biznesi ku jam punesuar une, u perket disa familjareve te mi dhe se shpejti do te mbyllet. Kete informacion per momentin e dine vetem pjestaret e familjes dhe jo punonjesit e tjere. Cila eshte menyra me e mire per t'jua thene kete lajm?
Gjithashtu, ne kemi ndermend te hapim nje biznes te ri pas disa kohesh dhe duam qe disa nga punonjesit qe kemi, t'i punesojme serish. Problemi eshte qe nuk e kemi te sigurt si do te ece sipermarrja e re dhe se sa prej tyre do te mund te marrim. Ne qe jemi te familjes mund te merremi vesh me njeri tjetrin per pagesat, problemet dhe pasigurite e fillimit, por nje punonjes tjeter s'mund ta marre rrezikun qe ne muajt e pare per shembull te jete me gjysem page ose pa rroge. Nga ana tjeter, disa punonjes shume te afte qe kemi mund te gjejne pune tjeter shume shpejt dhe do te ishte e veshtire te gjenim njerez te tjere. Cila eshte menyra me e mire per t'jua shtruar ceshtjen ne menyre qe te mos i humbasim punonjesit,por pa bere premtime qe s'mund t'i mbajme dot.
 

Piknik te Lana

Well-known member
Dmth pasi falimentuat një firmë, doni të hapni një firmë tjetër pa investim dhe perspektiva, dhe doni që punonjësit t'ju rrijnë nga mbrapa në çdo dështim. :unsure: Askush që mund të gjejë punë diku tjetër nuk e bën këtë, kështu që thuaja troç që t fillojnë të kërkojnë punë tjetër se firma po mbyllet.
 

rashomon

Well-known member
Plus që nuk më pëlqen kjo ndarja që bëhet persona të familjes dhe punonjës të tjerë. Nëse doni që punonjësit t'ju ndjekin, trajtojini si të barabartë. Dhe normal që duhet t'ua thoni drejt se çfarë po ndodh me kompaninë, dhe pastaj është zgjedhje e tyre se çfarë duhet të bëjnë. Por s'ma merr mendja t'ju vijë njeri mbrapa.
 

mandala

Well-known member
Po të keni krijuar mjaftueshëm besim, edhe mund të jetë ndokush që do vinte nëse t'u bëni një rritje rroge ose një bonus pasi të jeni stablizuar.
 

alkimisti

Well-known member
Nuk eshte se kemi falimentuar, thjesht duam t'ia nisim nga e para. Dhe gjithashtu nuk i dallojme punonjesit, po me familjen eshte ndryshe.
Po të keni krijuar mjaftueshëm besim, edhe mund të jetë ndokush që do vinte nëse t'u bëni një rritje rroge ose një bonus pasi të jeni stablizuar.
Problemi eshte qe nuk e dime se kur do te mund te stabilizohemi, dhe nuk te vjen njeri pa u thene nje gje te sigurt.
 
Top