Si ti sigurosh fature klientit, kur nuk je i regjistruar si biznes?

ledi

Active member
Me duhet te siguroj nje fature per klientin. I kam lyer shtepine dhe vlera shkon goxha e larte. Une i thash ne fillim qe nuk te jap dot fature se nuk jam i regjistruar si biznes, por ai tani ma kerkon. Keni ndonje ide si mund ta zgjidh?
 

ledi

Active member
Nuk po perpiqem te mashtroj klientin, une kerkova ide si mund ta zgjidh jo si ta mashtroj. Nuk jam regjistruar deri tani se une punoj diku tjeter, por jasht orarit te punes ose fundjavave kur gjej ndonje pune ca te jete, e bej. Gjithesesi kam ne plan te regjistrohem se shpejti por varet nga sa pune do kem dhe a do ja dal dot.
 

Anisa

Well-known member
Shiko të gjesh ndonjë shokë që ka biznes në fushën e ndërtimit, lyerjes ose diçka të përafërt që shërbimi jot të ketë lidhje me veprimtarinë e tij dhe kërkoj të presi një faturë për ty. Normalisht do i paguash TVSH, por këtë kërkoja klientit, se besoj se çmimin që i ke dhënë ja ke dhënë pa TVSH.
 

meri72

Well-known member
Për sa kohë ja ke shpjeguar që në fillim që nuk mund ti japësh faturë për shërbimin që do i ofrosh dhe klienti ka rënë dakord për këtë, atëherë unë mendoj që thjesht binde klientin që kështu keni rënë dakord që në fillim dhe nuk ka pse ta kërkoj tani.
Më duket zgjidhje më e mirë sesa të përpiqesh ta sigurosh diku tjetër faturën.
 

dr. dollari

Well-known member
Me duket se ka nje tip fature qe e leshon kur jep sherbim si individ. Degjova njehere njerin qe po thoshte qe kishte leshuar keshtu fature sepse klienti nga nje ane donte fature, nga ana tjeter nuk donte te paguante TVSH. Keshtu qe klienti i propozoi kete lloj fature qe ishte me teper si kontrate faktikisht, qe ky e firmosi dhe vuri dhe te dhenat identifikuese, dhe me sa duket kjo quhet e ligjshme.
 

scyfy

Member
Me duket se ka nje tip fature qe e leshon kur jep sherbim si individ. Degjova njehere njerin qe po thoshte qe kishte leshuar keshtu fature sepse klienti nga nje ane donte fature, nga ana tjeter nuk donte te paguante TVSH. Keshtu qe klienti i propozoi kete lloj fature qe ishte me teper si kontrate faktikisht, qe ky e firmosi dhe vuri dhe te dhenat identifikuese, dhe me sa duket kjo quhet e ligjshme.
Nuk jam ekspert ne fushe, por kam kryer disa here sherbime per nje kompani, nderkohe qe une isha nje individ. Lidhem nje kontrate, dhe 15% i shkon tatimeve 🤷‍♂️
 

Elis Regina

Active member
Ne rast se personi qe i keni kryer sherbimin ka bizes, mund te leshoj ai autofature, e cila eshte fature e leshuar nga bleresi.
Normalisht shitesi leshon fature shitje, por kur shitesi eshte individ, bleresi i cili është biznes mund te leshoj fature blerje, ku tek te dhenat vendos numrin e kartes se identitetit te shitesit. Kam pershtypjen se fatura ne kete rast eshte pa TVSH @dr. dollari .
 
U ndryshua për herë të fundit nga një moderator:

krista

Well-known member
Kjo që po kërkon nuk është e ligjshme. E para se punon i pa regjistruar dhe e dyta se kërkon të mashtrosh klientin.
E ligjshme nuk eshte po nuk besoj se ka per qellim te mashtroje klientin. Thjesht keshtu funksionojne zakonisht gjerat ne Shqiperi. Une kam ofruar fature qe para se te behej ajo fushata e kasave fiskale, po deri ne kete kohe kam akoma kliente qe thone lere mos e prit faturen.
 
Top