Si te ndryshosh foton ne Google Maps?

alkimisti

Well-known member
Kam listuar vendondodhjen e biznesit ne Google Maps, por fotoja 360 grade qe del eshte nje pamje e vjeter e rruges qe me prish imazhin. A ka ndonje menyre se si ta ndryshoj duke hedhur nje foto tjeter apo se si ta heq fare?

Nuk kam vene re akoma ndonje Option per ta ndryshuar apo per ta hequr, por biznese te tjera qe kam pare ne Google Maps kane foton e tyre. Di njeri se si ta rregulloj?
 

name of the rose

Well-known member
Mund t'i bësh Report fotos me arsyen pse nuk është e përshtatshme, por zakonisht Google nuk ta merr parasysh. Mesa di unë nuk ka ndonjë mënyrë për ta zëvendësuar apo për ta hequr fare. E vetmja gjë që mund të bësh është të postosh foto të tjera në mënyrë që fotoja e Google të listohet më poshtë dhe të mos vihet re.
 

rashomon

Well-known member
Google vështirë se bën atë që i kërkon për sa i përket fotove në Google Maps. Edhe nëse poston foto të tjera, ka mundësi që të mos dalin nëse nuk përputhen me rekomandimet e Google. Kështu që sigurohu që fotot të kenë rezolucion të mirë, minimalisht 720px x 720px dhe të shfaqin pjesën e jashtme të vendndodhjes. Nëse nuk i plotëson këto kushte, ka mundësi të mos merren parasysh fare fotot.

Procesi i ndryshimit të fotos është i ngadaltë. Zakonisht duhet të presësh rreth një javë për përditësimin e fotos.
 
Top