Unë do shtoja një kujdes të veçantë për mënyrën se si e paraqet kompaninë tënde, duke filluar që nga gjërat e vogla, si për shembull të shkruarit saktë dhe pa gabime drejtshkrimore dhe duke vazhduar tek të gjitha ato që janë përmendur më sipër, por duke pasur parasysh që çdo gjë që i përcjell klientit të jetë e qartë dhe cilësore.