Si te bej nje dokument per vlersimin e riskut?

Elton

Member
Une kam nje lokal, kafe ketu ne Tirane. Duke qene se jam dhe ne rruge kryesore mendoj qe mund te me vijne shpesh tatimet ose keta te inspektoriatit te punes per kontroll. Deri tani nuk me kane ardhur se nuk po bej as shume qe e kam hapur lokalin.
Me kane then qe duhet te kem disa dokumenta te detyrueshme dhe nje nga keto ishte dhe nje dokument per vleresimin e riskut. Une pyeta ekonomistin per kete, por me tha qe nuk e bente ai.

Dini gje kush merret me kete, ose nese duhet ta bej vete cfare duhet te shenoj. Do me ndihmonte shume cdo lloj ndihme e juaja. Flm
 
U ndryshua për herë të fundit nga një moderator:

Elton

Member
Me thane qe kishte te bente me rreziqet qe ke ne pune. Por me shume nuk di prandaj thash po pyes njehere ketu mos ka ndonjeri informacion te sakte
 
Dokumenti i vlerësimit të riskut është dokumet që ka si detyrim që ta bëjë punëdhënësi, duke hartuar një plan për parandalimin e risqeve dhe mbrojtjen në punë të punonjësve. Ky dokument hartohet duke zbatuar ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. Nëse do e hartosh vetë, duhet ta lexosh këtë ligj patjetër.

Për të hartuar dokumentin e vlerësimit të riskut, duhet të kesh parasysh këto hapa:
  1. Duhet të identifikosh si fillim rreziqet dhe personat që janë në risk.
  2. Duhet bërë vlerësimi i risqeve dhe kategorizimi i tyre sipas rëndësisë.
  3. Të identifikohen veprimet parandaluese dhe korrigjuese.
  4. Të përcaktohen masat parandaluese.
Dokumenti i vlerësimit të riskut ki parasysh që duhet të rishikohet herë pas here, sepse reziqet mund të ndryshojnë me kalimin e kohës.
 

Anisa

Well-known member
Ky është dokument që duhet ta ketë çdo biznes, apo vetëm ata që paraqesin rrezikshmëri?
 
Ky është dokument që duhet ta ketë çdo biznes, apo vetëm ata që paraqesin rrezikshmëri?
Po Anisa të gjithë duhet ta kenë, sepse çdo biznes ka rrezikshmëritë e veta për të cilat duhet të marrë masa parandaluese, si për shembull rreziku ndaj zjarrit, ndaj rrëshqitjes, qëndrimit ulur, apo në këmbë për një kohë të gjatë, etj.
 

Artan

New member
Pershendetje, dokumenti i vleresimit te riskut, nga cilat personat te tjere duhet te firmoset perveç personit pergjegjes te sigurise?
 
Top