Si të tërheq studentët?

Dëshiroj të realizoj një fushatë marketing me target studentët. A mund të më sugjeroni ndonjë mënyrë me të cilën mund ta bëjë këtë dhe të kem sukses?
 
Donald

Well-known member
Une do te sugjeroja te perqendroheshe te rrjetet sociale, aty jane studentet, me shume gjasa duke bere ndonje video Tik-Tok-u :p
 
Dhurata

Well-known member
Veç rrjeteve sociale (Instagram kryesisht), në fakt, mund të shikosh is mundësi edhe universitetet. Target-o universitetet që do të kryesh fushatën e marketing-ut dhe shiko çfarë përdorin, për shembull, mund të dërgosh e-mail te email-et e shkollës. Këto normalisht si informacione mund t'i marrësh pranë universitetit. Shiko se mbase shkolla vet të ofron dhe media të tjera mbase kanë ndonjë revistë, kanal radio-je që përdorin studentët për lajmërime të ndryshme.

Gjithashtu do të të sugjeroja të krijoje një website të qartë, të pastër ku ata mund të të gjejnë.
 
Gazeta dhe revista nuk besoj se perdoren më mund te kene ndonjë website online qe mblidhen dhe hedhin gjithe njoftimet. Ose grupe ne facebook ku mblidhen gjithe studentet. Une qendroj te email dhe rrjetet sociale. Hap dhe ti ne mos nje website nje faqe instagrami qe te kontaktojne.
 
alkimisti

Well-known member
Target-o universitetet që do të kryesh fushatën e marketing-ut dhe shiko çfarë përdorin, për shembull, mund të dërgosh e-mail te email-et e shkollës. Këto normalisht si informacione mund t'i marrësh pranë universitetit.
Kete metode kam perdorur une para disa kohesh. Tani universitetet nuk lejohet te japin informacione personale te studenteve, si email per shembull. Gjithsesi mund te pyesesh ndonje student se si e kane strukturen e email-it zyrtar te shkolles, zakonisht eshte nje gje e tipit emermbiemer@fakulteti.edu.al. Emrat dhe mbiemrat e studenteve mund t'i gjesh ne listat zyrtare qe nxjerr Ministria e Arsimit per ata qe kane fituar shkollen.

Kerkon pak pune dhe jo cdo adrese email-i do te jete e sakte, por ne fushata email marketing eshte shume efektive nese target audienca jane studentet.
 
Anisa

Member
Mund të bësh ndonjë poster për ta ngjitur tek universitetet. Shumica e universiteteve të lejojnë që të shpërndash informacion që ka lidhje me studentët. Mund të kërkosh që ta ngjisësh tek këndi i njoftimeve, ai është këndi që shikohet pothuajse nga të gjithë studentët.
 
Top