Si të shmangësh mikromanaxhimin?

$hrek

Well-known member
Kam shumë vite eksperiencë si punonjës në fushën time, por jam shumë i ri si sipërmarrës. Po lexoj sa më shumë gjëra që kam mundësi rreth manaxhimit dhe hasa në konceptin e mikromanaxhimit, që ndodh kur një drejtues kontrollon çdo detaj të punës, duke u lënë shumë pak hapësirë punonjësve dhe pengon produktivitetin. Duke lexuar kuptova që sillem vetë si mikromanaxhues, duke qenë se mundohem të mbikëqyr çdo hap të punës. Jam munduar që t'u lë të tjerëve më shumë pavarësi, kryesisht për arsye se nuk kam kohë për t'i kontrolluar të gjithë, por gjithmonë ndodh një problem kur i lë pa mbikëqyrur dhe them më mirë po vazhdoj t'i ndjek në çdo hap të punës.

E kuptoj që, përveç se shumë e lodhshme, nuk është një mënyrë e mirë drejtimi, por më duhen disa këshilla se si ta shmang. Është problemi te unë, apo duhet t'i trajnoj më tepër punonjësit? Si veproni ju si manaxhues në kompanitë tuaja dhe çfarë këshillash më jepni?
 

meri72

Well-known member
Shumica e njerezve me te cilet punoj jane te tille dhe eshte nje hap pozitiv per ty qe e ke identifikuar si problem. Shume te tjere e shohin si nje qasje te mire mikromanaxhimin, por ne fakt eshte problem i madh. Nuk eshte vetem koha e pamjaftueshme, qe ke permendur, por behet edhe pengese per rritjen e eficences dhe zhvillimit ne pergjithesi te kompanise. Do te thoja te filloje te lije disa gjera pa mbikeqyrur, por jo pernjeheresh sepse kjo do i hutoje me shume punonjesit. Filloje nga ato detyra qe jane me pak te rendesishme dhe ler gjithmone e me shume pavaresi.
 

Drishti

Well-known member
por gjithmonë ndodh një problem kur i lë pa mbikëqyrur
Po afermendsh qe do ndodhin probleme, duke qene se nuk jane mesuar te mos kene njeri mbi koke. Fillo t'u lesh pergjegjesi te vogla qe te mesohen qe te manaxhojne vete detyrat e tyre dhe te vijne te ty kur ka ndonje problem qe nuk mund ta zgjidhin. Fillimisht do jete veshtire dhe disa gjera do te shkojne keq, por me kalimin e kohes do te permiresohen.

Nese mendon qe nuk mund t'ia dalin, mund t'i trajnosh ne disa gjera qe te permiresohen. Por nga eksperienca ime, me mire te sakrifikosh pak kohe dhe ndoshta para, duke i lene te bejne disa gabime, se sa te rrish ne vend per vite me radhe ne te njejten situate.
 

Dhurata

Well-known member
Kam shumë vite eksperiencë si punonjës në fushën time, por jam shumë i ri si sipërmarrës. Po lexoj sa më shumë gjëra që kam mundësi rreth manaxhimit dhe hasa në konceptin e mikromanaxhimit, që ndodh kur një drejtues kontrollon çdo detaj të punës, duke u lënë shumë pak hapësirë punonjësve dhe pengon produktivitetin. Duke lexuar kuptova që sillem vetë si mikromanaxhues, duke qenë se mundohem të mbikëqyr çdo hap të punës. Jam munduar që t'u lë të tjerëve më shumë pavarësi, kryesisht për arsye se nuk kam kohë për t'i kontrolluar të gjithë, por gjithmonë ndodh një problem kur i lë pa mbikëqyrur dhe them më mirë po vazhdoj t'i ndjek në çdo hap të punës.

E kuptoj që, përveç se shumë e lodhshme, nuk është një mënyrë e mirë drejtimi, por më duhen disa këshilla se si ta shmang. Është problemi te unë, apo duhet t'i trajnoj më tepër punonjësit? Si veproni ju si manaxhues në kompanitë tuaja dhe çfarë këshillash më jepni?
kjo ka lidhje me karakterin tend zor se e ndryshon tani
 

Dhurata

Well-known member
Kjo sështë e vërtetë, çdo gjë do kohën e vet prandaj pak nga pak jepu me shumë pavarësi dhe ki besim te ata! kështu do të jesh një lider i mirë
Secili ka mendimin e tij smund te thuash eshte apo jo e vertete une ashtu mendoj ne moshe madhore eshte e veshtire te ndryshosh disa gjera tashme te formuara ne karakter
 
Secili ka mendimin e tij smund te thuash eshte apo jo e vertete une ashtu mendoj ne moshe madhore eshte e veshtire te ndryshosh disa gjera tashme te formuara ne karakter
Padyshim, e respektoj mendimin tënd. Thjesht nëse do të ndryshosh nuk ka asgjë që të pengon veç justifikimeve, mjafton të duash të ndryshosh dhe mundesh.
 

ervis

Member
kjo ka lidhje me karakterin tend zor se e ndryshon tani
Them se aftesite e manaxhimit, si cdo gje tjeter, mund te mesohen. Normal qe dikujt i vjen me per mbare te sillet ne nje menyre te caktuar, por shume zakone mund te ndryshohen nese vendos nje metode pune dhe e ndjek, pavaresisht se instiktivisht te vjen qe t'i shmangesh.
 
Top