Si të monetizoj një app?

$hrek

Well-known member
Kam një ide për një app, për të cilin mendoj se do të ketë shumë kërkesë. Duke qenë i fushës së teknologjisë, mund ta ndërtoj vetë ose me ndihmën e disa miqve të mi. Problemi është që nuk ia kam shumë idenë se si mund të nxjerr fitime nga ky app. Keni sugjerime se çfarë mund të bëj për ta monetizuar?
 

rashomon

Well-known member
Po gjëja e parë që më vjen në mend është që ta bësh me pagesë. Ose nëse do ta shpërndash falas po të kesh fitime gjithsesi, mund të përdorësh reklamat ose të bësh një pjesë të funksionaliteteve me pagesë.
 

alkimisti

Well-known member
Do te te keshilloja ta besh falas perdorimin. Sado qe thua qe do te kete kerkese, dyshoj qe ta bleje njeri ne nje kohe kur shumica e aplikacioneve falas jane. Po gjithsesi kjo nuk do te thote qe nuk mund te nxjerresh fitime. Sic thote dhe @rashomon mund te vesh reklama ose te besh nje version me pagese te app-it. Vetem kujdesu qe reklamat te mos jene aq te bezdisshme sa te mos e perdori njeri dhe qe features qe do te besh me pagese t'ia vlejne.

Kjo pjesa e monetizimit eshte fushe ne vete. Meqe njohurite ne teknologji i ke, shiko te thellohesh te keto te tjerat sepse duhet te lexosh me te vertete shume nese do te kesh fitime domethenese.
 

SH 1703

Fjal pak, pune shume
Nqs e ke ide dhe i pergatitur je per ta ndertuar, beje beje beje pa u menduar dy here. Nqs do kete suksesin qe mendon ateher monetizimi vjen vehte edhe nqs ti nuk ke per ta dashur ;)
 
Top