Si të mbroj idenë time të biznesit?

Donald

Member
Kam një ide biznesi, por nuk kam buxhetin e duhur për ta zhvilluar atë. Problemi është se nëse pres derisa të grumbulloj paratë idenë time mund ta mendojë dhe dikush tjetër. Në këto kushte, zgjidhja e vetme që më vjen ndër mend është të gjej dikë që të investojë për idenë time. Problemi është si mund të jem i sigurt që investitori im nuk do të përfitojë nga ideja ime? Ka ndonjë marrëveshje ligjore që mund të firmos që të ndihem i sigurt se investitori nuk do të largohet duke më vjedhur idenë?
 

Donald

Member
Ne fakt, ngaqe jam akoma student te shkolla vijne shpesh kompani te medha te cilat na japin mundesine e pjesmarrjes ne konkurse ku paraqesim idete tona. Nese ideja ime prsh eshte inovative dhe u pelqen, investojne per te. Por, nuk kam besim ne to.
 

jubei

Well-known member
Ide kanë të gjithë, puna dhe vlera është si do transformohet idea në një sipërmarrje të suksesshme. Investitorët nuk kërkojnë ide, kërkojnë dikë që të bëjë punën.
 

jubei

Well-known member
Asnjë vlerë. Vlerë ka aftësia për të drejtuar këtë sipërmarrje drejt suksesit. Normale që duhet edhe të bindësh një investitor për këtë pretendim.
 
Pasi të bjesh dakort gojarisht me investitorin dhe ai të pranoj të gjitha kushtet e tua, mund të shkosh në një noteri për të lidhur kontratën.

Kodi Civil parashikon se:
Neni 660 "Palët në kontratë përcaktojnë lirisht përmbajtjen e saj, brenda kufijve të vendosura nga legjislacioni në fuqi."

Përsa i përket llojit të kontratës lexo po në Kodin Civil, Kreu XXII - Shoqëria e thjeshtë.
 

rashomon

Well-known member
Ne fakt, ngaqe jam akoma student te shkolla vijne shpesh kompani te medha te cilat na japin mundesine e pjesmarrjes ne konkurse ku paraqesim idete tona. Nese ideja ime prsh eshte inovative dhe u pelqen, investojne per te. Por, nuk kam besim ne to.
Nuk para dëgjon që investitorët, thjesht të marrin idenë dhe investojnë vetë, por këtë që përmend ti me konkurse idesh e kam të dëgjuar. Jo kompanitë e mëdha, sepse nuk kanë kohë dhe nerva për të vjedhur ide studentësh, por kam dëgjuar raste për individë, ndoshta pak më të rritur se studentët, që u pëlqen një ide dhe e përvetësojnë.

Nëse është një ide shumë fitimprurëse ose shumë inovative, do të të këshilloja t'i futeshe kontratave, etj., por në shumicën e rasteve nuk është se do të të vjedhin idenë, mos u shqetëso.
 
Top