Si po e mbani gjallë biznesin?

hazelnut

Member
Kompania ime nuk futet në listën e bizneseve të mbyllura, por pothuajse të gjithë klientët tanë janë mbyllur. Nga shteti nuk përfitojmë ndonjë gjë, pavarësisht se jemi praktikisht të mbyllur. Di që kjo është situata edhe për shumë biznese të tjera, që për shkak të rregullave të ndalimit të lëvizjes, nuk kanë më klientë për të cilët të punojnë edhe nëse u lejohet puna.

Cilat janë disa zgjidhje alternative që keni menduar për të mbajtur gjallë biznesin edhe në këto kohëra? Për shembull, kam vënë re që disa aktivitete tregtare janë përqendruar te shitjet online. Alternativa të tjera?
 

dr. dollari

Active member
Mund ta pezullosh nqs nuk ke xhiro, ndryshe mund te besh sic po bejne dhe shume qytetare, te besh ndonje pune/organizim te brendshem te lene pas dore.
 

stark

Well-known member
Ata qe munden po praktikojne shitjet online dhe dergesat ne shtepi. Biznese te tjera ne fushen e sherbimeve po mundohen qe te kryejne sa me shume sherbime online. Problemi eshte qe ne kete kohe, shumica e klienteve duan vetem produkte dhe sherbime te domosdoshme dhe jetike, per ato qe jane dytesore nuk ka ndonje interes.

Per shembull, nje pasticeri nuk ka shume kliente qe kerkojne t'ju dergohet nje torte ne shtepi ne keto kohera. Edhe pse dergesat ne shtepi mund te jene nje zgjidhje momentale, nuk ka mjaftueshem kerkese sa per te sjelle punonjesit ne pune. Ose nje palester qe eshte mbyllur mund te ofroje tutoriale online me pagese, po perseri nuk e ka njeri shume mendjen per te paguar per kete sherbim per momentin.
 

$hrek

Well-known member
Problemi eshte qe ne kete kohe, shumica e klienteve duan vetem produkte dhe sherbime te domosdoshme dhe jetike, per ato qe jane dytesore nuk ka ndonje interes.
Kjo situatë nuk dihet sa do të zgjasë, kështu që nuk është ide e mirë të rrish të presësh sa të mbarojë dhe të rikthehen klientët. Besoj se gjëja më e mirë që mund të bëjnë bizneset është që të gjejnë mënyra kreative për të pasur shitje edhe në këto kohë. Pikërisht për faktin që interesi i njerëzve ka rënë për shumicën e shërbimeve dhe produkteve, duhet që të shtohen përpjekjet për të pasur kërkesa dhe jo të justifikohesh me faktin që nuk është njeri i interesuar dhe thjesht të presësh të përmirësohet situata.
 

krista

Well-known member
të gjejnë mënyra kreative për të pasur shitje edhe në këto kohë
Per shume biznese kjo eshte thjesht e pamundur. Marr rastin tim personal. Kam nje dyqan lulesh, operoj edhe me dergime online. Por, askush nuk po e perdor sherbimin online sepse duke qene qe jane kufizuar levizjet, nuk ben me njeri evente qe kerkojne te porosisesh lule.

Jam dakort qe duhet te perpiqemi per te bere shitje edhe ne keto kohe, por duhet qe te merremi parasysh per demshperblime edhe ne bizneset qe s'kemi me kliente per shkak te situates.
 
Top