Si njoftohen klientet kur mbyllet biznesi?

suits

Member
Kam nje studio ligjore por po mendoj ta mbyll si biznes per te hapur nje tjeter ne te ardhmen e afert. Nuk e di nese duhet te lajmeroj klientet qe kam. Behet fjale thjesht per t'i njoftuar, jo se kam kontrata apo ceshtje financiare te pambyllura me ta. Duke qene se nuk e di fiks se kur do te hapet biznesi tjeter, s'mund t'ju jap nje date te sakte dhe kam frike mos i humb si kliente nese i lajmeroj. Nga ana tjeter, nuk me duket shume etike qe t'ju them biznesi eshte mbyllur ne momentin qe do te me kerkojne. Si me keshilloni?
 

summer vibes

Active member
Duhet t'i lajmerosh patjeter, sidomos meqe paske studio ligjore, etika duhet te jete e para. Edhe nese per momentin do te shkojne te bizneset konkurrente, nese kane qene te kenaqur nga sherbimi do te rikthehen si kliente ne biznesin e ri.
 

alkimisti

Well-known member
Njofto klientet besnike qe i ke pasur per nje kohe te gjate. Te tjeret njoftoji kur te te kerkojne ose kur te kesh nje date te sakte per biznesin e ri.
 

name of the rose

Well-known member
Nëse nuk ke një numër shumë të madh klientësh, dërgoju secilit nga një email të personalizuar ku u shpjegon situatën dhe i fton të bashkëpunoni në të ardhmen. Është shumë jo etike t'u thuash që studioja ligjore nuk po vepron më, në momentin që ata të kërkojnë kur kanë hall.
 
Top