Si ndikon një Giveaway në prezencën online?

name of the rose

Well-known member
Duke qenë se kohët e fundit kam parë se gjithmonë e më shumë bizneset po përdorin Giveaways si një formë marketingu të biznesit, po mendoj që të bëj edhe unë një të tillë. Por nuk kam shumë informacion si funksionon dhe a ja vlen vërtet të bëj një dhuratë nga dyqani për disa ndjekës më shumë? Si janë eksperiencat tuaj qoft si krijues të një Giveaways, apo si pjesëmarrës në të?
 

Anisa

Well-known member
Unë kam marrë pjesë disa herë dhe asnjëherë nuk kam fituar :sneaky: Në fillim, pasi më tha një shoqe që kishte fituar ajo, merrja pjesë por të them të drejtën, ke parasysh që kanë si kusht ti bësh follow faqes, unë direk pasi mbaronin i bëja unfollow. Tani më duken thjesht mashtrime për të rritur numrin e ndjekësve.
 

krista

Well-known member
Nese do te besh nje Giveaway, menyra me e mire qe do te keshilloja eshte te bashkepunosh me ndonje person te famshem. Por kjo forme Giveaway eshte me e kushtueshme, pasi ne pergjithesi per bashkepunime te tilla duhet te paguash goxha. Perfitimet do te jene te medha por edhe shpenzimet. Nese do te dish ta menaxhosh sic duhet do ngelesh e kenaqur.
 

ervis

Well-known member
Hahaha per shembull mund te besh qe pasi te hedhesh shorteun, fitues del shoqja jote e ngusht ose po ti por me nje adrese fallco
 

stark

Well-known member
Kryesore,nëse do të bësh një giveaway të suksesshëm, është të përcaktosh me kujdes audiencën kujt ja dedikon këtë giveway.

Nëse do të gabosh në audiencë atëherë me shumë gjasa do bësh një punë të dështuar. Pasi të marrësh shumë ndjekës, pëlqime, komente gjatë asaj periudhe ,pasi synimi i ndjekësve është vetëm fitimi i lojës, pas kësaj ata nuk do kenë më interes për faqen dhe ose të bëjnë direkt unfollow ose do jenë thjesht ndjekës në numër, por që nuk do e shikojnë më faqen tuaj. Kjo nuk është aspak mirë për faqen pasi engagement do të pësojë rënie dhe Instagrami do e konsiderojë llogarinë tuaj si një faqe të keqe. Më vonë do ju duhet shumë kohë për të ngritur përsëri faqen tuaj.
 

the Marketing

Active member
Unë kam bërë disa Giveaways për klientët e mi, dhe të gjithë kanë ngelur të kënaqur. Përveç numrit të ndjekësve në rrjetet sociale, ka edhe klientë që pasi janë njohur nëpërmjet Giveaway me ju, vijnë direkt në dyqan. Ama siç është thënë edhe më sipër duhet të kesh kujdes me audiencën, por që gjithsesi në përfundim do të mbetesh e kënaqur. Edhe nëse ndjekësit më vonë mund të mos jenë aktivë, emri dhe dyqani juaj do të mbahet mënd, herët a vonë do të vijnë.
 

$hrek

Well-known member
Ne disa statistika te huaja qe kam lexuar per Giveaways, thone se faqet qe bejne loja te tilla shperblyese, rrisin ndjekesit e tyre mesatarisht 70% me shpejte se llogarit te tjera qe nuk bejne.
 
Top