Si matet vlera e biznesit?

VB

Active member
Kam nje restorant qe nuk po me shkon mire dhe po mendoj ta mbyll si biznes apo ta shes. Si mund t'ia vleresoj vleren qe ta di pak a shume sa mund te fitoj?
 

jubei

Well-known member
Vlera është asetet që do marrë blerësi. Nqs biznesi nuk ecën mirë, fatkeqsisht nuk ka asnjë vlerë tjetër, psh X të ardhura mujore apo gjëra të tilla.

Në raste të tjera mund të hynë në vlerësim gjëra të stilit emri i mirë i biznesit ose vlera kontratash.
 

ervis

Member
Pervec aseteve, qe jane te matshme, duhen marre parasysh edhe faktore te tjere. Arsyeja pse po e shet eshte nder me kryesoret, prandaj do te te keshilloja mos te thoje "sepse nuk po me shkon mire", se keshtu do t'i ulesh vleren. Jep ndonje arsye personale te tipit "eshte stresuese te merrem me restorantin dhe dua te merrem me dicka me te lehte". Natyrisht, ne kete kohe, dihet qe shume biznese po shiten per shkak te situates me virusin dhe do ta kesh veshtire te marresh cmim te mire.

Faktor tjeter eshte sa kohe ke qe je ne treg. Nje vend qe ka vite dhe ka krijuar emer, ka me shume vlere se nje restorant qe ka muaj qe eshte hapur.

Keshilla ime eshte qe nese nuk e di fare nga t'ia fillosh me vleresimin e cmimit, te pyesesh njerez qe kane blere apo kane shitur restorante te ngjashme me tendin, sa te krijosh pak a shume idene, jo vetem per shumen, por edhe per menyren si e kane llogaritur.
 

meri72

Well-known member
Varet nese po e shet si biznes, pra me idene qe te vazhdoje te funksionoje, por me pronar tjeter, apo po shet vetem asetet. Nese eshte e para, eshte nje gje subjektive qe varet nga fitimet qe ke zakonisht, cfare emri ke krijuar, sa te ardhme ka biznesi, etj. Dhe eshte shume e rendesishme te dish ta shesesh, me teper se te gjesh vleren e sakte.
 
Top