Si komunikoni me punonjesit?

Drishti

Well-known member
Me sugjeroni disa platforma qe perdorni per t'iu komunikuar njoftimet apo per te diskutuar ceshtje te tjera me punonjesit.

Ne fillim perdorja email-in si me profesional, por askush nuk e kontrollonte dhe detyrohesha t'u shkruaja qe ta shihnin njoftimin qe iu kisha derguar. Keshtu qe nisem te komunikonim nepermjet Facebook-ut, por edhe kete e lame sepse disa punonjes te rinj qe erdhen nuk kishin fare Facebook. Per momentin kemi nje grup ne Whatsapp dhe s'me pelqen si platforme, sepse jemi shume tashme dhe me duket qe shumica as nuk i kontrollojne fare mesazhet ne grup.
 

rashomon

Well-known member
Më duket shumë shqetësues fakti që merr vendime në bazë të asaj që duan punonjësit. Nuk po them mos t'i dëgjosh fare, po edhe të ndërrosh tre herë mendje që t'i kënaqësh nuk është shumë e këshillueshme. Zgjidh atë që mendon ti si më të mirë dhe mos e diskuto. E shohin apo nuk e shohin punonjësit, nuk ka rëndësi sepse është pjesë e punës së tyre që të kontrollojnë aty ku u ke thënë që do t'u shkruash.

Platformat këto janë, unë vetë gjithashtu preferoj email-in
 

summer vibes

Well-known member
Mesa duket problemi eshte te punonjesit, jo te menyrat e komunikimit. Nese nuk shkembeni informacione sensitive, rrjetet sociale nuk perbejne ndonje problem per t'u perdorur. Thjesht duhet t'u terheqesh vemendjen punonjesve
 
Top