Si i parashikoni shitjet?

ervis

Member
Po bej nje plan te thjeshte biznesi, per te pasur nje ide te pergjithshme se si do te duket. Shpenzimet fikse pak a shume mund t'i parashikoj sa do te jene, por problemi eshte se nuk di si te parashikoj shitjet.

Per momentin, me duhet vetem sa per te krijuar idene, por me vone do ta kem te nevojshme te bej nje parashikim sepse do te me duhet te bej shpenzime te caktuara ne baze te shitjeve qe parashikoj te kem. Nuk di nga te nisem per te dhene nje shifer te perafert. Keni ndonje ide?
 

stark

Well-known member
Po nuk besoj se ka ndonje formule te sakte per te ditur sa do t'i kesh shitjet. Per ta pasur pak a shume idene, studio konkurrencen dhe shiko sa shitje bejne. Dhe merr per shembull gjysmen e atij numri, duke qene se do te jesh biznes i ri dhe ne fillim s'do te kesh shume shitje.

Gjithsesi, per pjesen qe thua se do te besh shpenzime ne baze te shitjeve, duhet te kesh parasysh se nuk eshte shkence ekzakte dhe duhet te marresh parasysh riskun. Mund te ndodhe qe ke bere shume shpenzime dhe nuk ke shitje mjaftueshem per t'i mbuluar. Mund te ndodhe qe te kesh bere pak shpenzime dhe ke shume kerkesa per shitje.
 

rashomon

Well-known member
Për mendimin tim ide më e mirë është të llogarisësh sa duhet të jenë shitjet, në vend që të japësh një shifër me hamendje. Llogarit sa i ke shpenzimet gjithsej, shtoju fitimin që do të marrësh dhe nxirr se sa shitje duhet të bësh për të marrë atë fitim. Nëse të duket një numër jo shumë realist, ul pritshmëritë për fitimin dhe llogariti prapë. Më duket më e dobishme t'ia nisësh kështu, se sa të japësh një shifër kot.
 

jubei

Well-known member
Llogariti në baza statistikore. Psh nqs ke një dyqan kinkaleri le të themi, mendo nga sa larg mund të vijnë klientët tek ti. Cakto cilat pallate janë klientët e tu, llogarit sa njerëz banojnë aty, çfarë demografie kanë pak a shumë, sa nga këta janë klientë të mundshëm, dhe përpjesto me sa kinkaleri ka e njëjta zonë. Bë një diçka të tillë.

Jam dakord me rashomon që nqs nuk llogarit dot sa do shesësh, llogarit sa duhet të shesësh si minimum, dhe shif nqs duket realiste.
 
Top