Si i motivoni punonjësit në këto kohë të vështira?

EnoB

Member
Motivimi i punonjësve ka qenë gjithmonë element thelbësor, por në këtë periudhë të Koronavirusit, është bërë veçanërisht i rëndësishëm. Në disa kompani po punohet nga shtëpia dhe është e rëndësishme të ruhet niveli i produktivitetit për disa të tjera nuk mund të punohet për momentin ose punohet shumë pak. Edhe në ato raste ku kjo situatë nuk ka ndikuar drejtpërdrejt në punë, përsëri gjendja e përgjithshme ndikon në moralin e punonjësve.

Si është situata me punonjësit tuaj dhe çfarë po bëni për t'i motivuar?
 

Drishti

Well-known member
Vete bej pjese ne ato biznese qe jane mbyllur me vendim qeverie dhe nuk eshte se kam shume se cfare te bej per moralin e punonjesve. Komunikimi eshte gjeja e vetme qe kam ne dore. I njoftoj per cdo ndryshim apo vendim te ri. U pergjigjem me aq informacion qe kam per mundesite e rifillimit te punes, rrogat, kompensimet, etj. Them se pyetje me e mire eshte si po e motivojme veten, se aty eshte hapi i pare. Tani jane kohera te veshtira vecanerisht per sipermarresit.
 

CoCo

Well-known member
Po dhe une them qe ne kete kohe, gjeja e vetme qe mund te besh eshte te ruash qetesine dhe te pranosh situaten. Pervec se te komunikojme per informacionet e fundit, nuk kemi cfare te bejme tjeter.
 

rashomon

Well-known member
Jam munduar të ruaj rutinën e zakonshme, pavarësisht nëse punonjësit punojnë nga shtëpia apo jo. Vetë i shmang bisedat për Koronavirusin kur nuk është e nevojshme se jemi bombarduar me këtë temë. Them se sa më shumë flitet për të, aq më shumë stresohen njerëzit. Sa për produktivitetin, dihet që nuk do të jetë si zakonisht, se edhe situata nuk është normale.
 
Top