Si funksionojne patentat/trademarks?

Patentat mbrojnë një shpikje nga tregtimi, përdorimi, shitja pa lejen e pronarit të patentës. Pronari i një patente është ai që vendos se cili mund ta përdor, të jap leje ose liçencë palëve të treta për shpikjen e tij. Shpikjet që nuk janë të patentuara mund të kopjohen dhe përdoren nga çdokush. Në këtë rast pronari nuk ka asnjë të drejtë mbi të dhe nuk mund të përfitoj të ardhurat nga shpikja e tij.

Gjithashtu mund të bëhet aplikim për patentë ndërkombëtare dhe patenta nuk të mbron vetëm në Shqipëri, por në të gjitha vendet që janë antare të PCT (marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e patentave), ku edhe Shqipëria bën pjesë në të.

Aplikimi për patentë bëhet tek Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Intelektuale sipas formularit të tyre.
 
Top