Si duhet t'i transmetoj ankesat e mia pa u dukur si e pakualifikuar?

understudy

Well-known member
Më pëlqen puna që bëj, por kompania ku unë punoj ka një ekip të vogël dhe që kur jam punësuar u ngarkova me detyra të konsiderueshme. Unë jam përpjekur të punoj në aftësitë e mia multitasking për të mbajtur ritmin e punës, por menaxheri vazhdon të përcaktojë afate të tipit "e duam gati sot", ndërkohë që nuk kam kohë të mjaftueshme për të përfunduar gjithçka si duhet.
Unë jam në një pozicion ku ose e paraqes punën kur ata e dëshirojnë dhe më pas qortohem për gabime për shkak se puna nuk është arritur të bëhet si duhet ose u them atyre që kam nevojë për më shumë kohë dhe për pasojë jam unë që vonoj punën.
 

feline

Well-known member
Nëse je e kualifikuar për atë punë, nuk ke pse trembesh fare nga reagimi i eprorëve. Për çdo rast kërko ndonjë punë tjetër.
 

drenovari

Well-known member
Nese te jepet nje projekt pa perfunduar tjetrin, pyet cili ka me shume prioritet per t'u perfunduar me pare nese nuk ta thone vete.
 
Mund të kërkosh një takim me shefat për të shprehur pakënaqësitë dhe vështirësitë që ke në punë. Jam shume e sigurt që do të dëgjojnë dhe nuk do dukesh fare e pakualifikuar. Është më mirë të shprehësh që në fillim problematikat që ke, ashtu siç janë në të vërtetë, se sa të kesh probleme me realizimin e punës. Mund ti vesh në dukje që për ty ka rëndësi cilësia e punës.
 
Top