Si duhen organizuar lejet këtë vit?

rashomon

Well-known member
Si shumë kompani të tjera, edhe ne gjatë periudhës së karantinës nuk punuam dhe rrjedhimisht ato ditë u zbritën nga leja vjetore e punonjësve. Nuk dimë si të veprojmë për pjesën e mbetur të lejes, duke qenë se mund të futemi në karantinë sërish pas disa kohësh. Kam disa punonjës që duan ta marrin të tërë lejen tani në verë dhe të tjerë që duan t'i ruajnë ditët në rast se përsëritet karantina.

Vetë preferoj që të gjithë të marrin të njëjtin numër ditësh që të mos rri të llogaris për secilin se si duhet të veproj nëse do ndalohemi prapë të punojmë. Mendoni që duhet të lëmë ca ditë për siguri nëse kemi prapë karantinë apo të veprojmë si normalisht dhe t'i marrin të gjithë si të duan pushimet?
 

ervis

Member
Duke qene se per ne ishim rreth dy muaj pa punuar, nuk e ka njeri mendjen per pushime vere. Nuk e di si do te funksionoje per te tjere, por une vete do t'i ruaja ca dite per siguri.
 

stark

Well-known member
Nuk ke si i ndalon nese duan ta marrin pushim, por edhe une mendoj te shfrytezohen keto dite qe lejohemi per te punuar, se nuk i dihet me vone.
 
Top