Si do ndikojë mbyllja e kafeneve në Shqipëri për shkak të Koronavirusit në ekonominë e vendit?

fineco

Member
Si mund të ndikojë kjo masë e marrë tek ekonomia e vendit duke ditur që frekuentimi dhe qëndrimi më kohë të zgjatur në kafene është cilësuar si një fenomen shumë i përhapur në Shqipëri nga ku kafenetë dhe bizneset e lidhura me të gjenerojnë goxha te ardhura.
 

meri72

Well-known member
Me duket nje mase e mire, por sigurisht qe do te demtoje disi ekonomine, duke qene se eshte nje nga format me te perhapura te biznesit
 

Bledar

Active member
Si i prekur vete nga kjo mase, do te thoja qe ka do kete goxha efekt negativ per te ardhurat, por ne kete kohe kjo eshte dytesore. Shendeti mbi te gjitha
 

Piknik te Lana

Well-known member
Problemi është që punonjësit ngelen pa të ardhura, nuk është vetëm halli i biznesit. Për më tepër disa që nuk janë shumë fitimprurës mund të rrezikojnë mbylljen, gjë që sjell akoma më tepër papunësi.
 

hazelnut

Member
Kam përshtypjen se të punësuarit në këtë fushë i përkasin shtresave të varfra, kështu që ka për të pasur pasoja sigurisht. Nuk është si në industritë e tjera më të rregulluara ligjërisht, ku funksionojnë lejet e paguara
 

Piknik te Lana

Well-known member
Kam një komshi që ka lokal, e ka mbyllur dhe normalisht punonjësit nuk pagohen. Madje më tha që i ka dhënë punonjësve para borxh se kishin ngel keq.
 
Top