Si behet studimi i tregut?

stark

Well-known member
Kam nje ide biznesi qe dua ta ve ne zbatim, po nuk e di sa ia vlen. Kam lexuar gjithandej qe fillimisht duhet bere nje studim tregu (market research), por nuk e di nga t'ia nis. A duhet ta diskutoj fillimisht me njerezit e afert (shoke, kolege, familje), te kerkoj ne Google apo ka ndonje menyre tjeter?
 

alkimisti

Well-known member
Diskuto me njerezit e afert, por me ata qe kane lidhje me idene tende. Mendo disa kliente potenciale, dhe diskuto me keta njerez. Qendro mendjehapur, sepse nganjehere kur ke nje ide, je shume i bindur qe do te funksionoje dhe i mbyll veshet ndaj kritikave.

Gjeja me e mire qe mund te besh eshte te punesosh profesioniste qe bejne market research, por ketu ne Shqiperi nuk di te kete njerez qe shquhen per kete aspekt. Zakonisht jane kompani marketingu qe kerkojne ne Google si ne te tjeret, kur vjen puna per market research.
 

meri72

Well-known member
Kjo eshte nje fushe e gjere dhe specifike, keshtu qe do te te keshilloja qe te lexoje disa materiale informuese per studimin e tregut, para se te nisesh ta besh. Gjithsesi, thelbi eshte qe te marresh sa me shume te dhena nga njerezit qe ke ndermend t'u shesesh. Keto te dhena mund t'i marresh duke folur direkt me ta, me pyetesore online, duke diskutuar ne media sociale apo forume, etj. Ki kujdes te besh pyetjet e duhura dhe te pyesesh njerezit e duhur.
 

jubei

Well-known member
Çfarë lloj biznesi është dhe sa është investimi? Mendoj se me investime të ulta ose projekte "provojmë-e-shohim" nuk ia vlen të shpenzosh në kështu gjërash.
 

Bledar

Active member
Krijo disa buyer personas (bleresit e tu ideale) dhe fillo te intervistosh njerez te vertete qe u pershtaten atyre. Intervistat mund te jene thjesht biseda, nese i njeh, pyetesore online, mund t'i marresh ne telefon, etj. Mos ki turp te bisedosh edhe me njerez qe nuk i njeh. Duke kaluar kete hap te pare, besoj se do te te vijne idete se ku te kerkosh tjeter. Edhe konkurrentet potenciale jane nje burim i mire informacioni.
 
Top