Shperndarja e produkteve: Korrier apo Poste?

CoCo

Well-known member
Cila eshte metoda me e mire per te shperndare produkte te porositura online: te punesosh nje korrier apo te bashkepunosh me nje sherbim postar privat? Sapo kam nisur te ofroj produkte online, por nuk jam e sigurt per shperndarjen. Bizneset e ngjashme ose kane korrieret e tyre, ose jane lidhur me posta private. Cilen metode keshilloni si me te mire?
 

name of the rose

Well-known member
Fillimisht e kam nisur me shërbim postar, sepse kisha pak porosi dhe nuk ia vlente te paguaja dikë si korrier. Me rritjen e porosive, llogarita qe më binte më lirë të punësoja një korrier. Kur je me postë do të paguash për aq porosi sa dërgon, kurse kur ke korrier të punësuar do ta paguash edhe nëse nuk ke porosi. Gjithsesi, kur fillon te kesh porosi të rregullta, korrieri është më i lirë se posta.
 

alkimisti

Well-known member
Duhet te marresh parasysh edhe cfare po shperndan dhe ne cilat vende parashikohet te cosh porosi. Nese po shperndan produkte te medha, atehere korrieri duhet te kete makine, qe kushton me teper se motorri, qe do ta perdorje ne rastin e produkteve te lehta.

Gjithashtu, nese do te shperndash ne rrethe, korrierit i bie qe t'i ike minimalisht gjysma e dites per te shkuar dhe per t'u kthyer, dhe ndoshta nje korrier i vetem nuk mjafton per te shperndare te gjithe porosite. Ne kete rast me mire te perdoresh posten.
 

$hrek

Well-known member
Posta eshte ide e mire se te shkurton shume pune. Mos harro qe pervec korrierit, te duhet edhe dikush qe te manaxhoje dergimin e porosive ne menyre sa me eficente. Kur perdor posten, mjafton t'i besh gati dhe nuk merresh me me porosine.

Por problemi eshte se jane shume te shtrenjta per mendimin tim. Minimumi qe do te paguhet per transportin e nje produkti eshte 200 leke. Nje klient do te porosise njehere online, dhe pastaj do te thote me mire po iki vete ne dyqan, sa te paguaj 200 leke poste. Mund ta vesh si kosto te fshehur sic e bejne shume biznese te tjera, por do te te rriste cmimin e produktit.
 

Bledar

Active member
Kam qene dhe une ne nje situate te tille, kur ne fillim nuk kisha shume porosi dhe nuk doja te punesoja dike. Vendosa qe fillimisht te kaloja si korrier nje nga punonjesit qe kisha. Kur nuk kishim porosi, vazhdonte dhe merrej me pune te tjera, keshtu qe nuk eshte se e paguaja kot. Behej fjale per porosi te vogla brenda Tiranes, dhe mund te mbaronte pune shpejt. Kur porosite filluan te shtoheshin, punesova dike tjeter si korrier me kohe te plote.

Nese e ke mundesine te besh nje zgjidhje te tille, ta keshilloj. Nese jo, atehere edhe une them qe ta nisesh duke perdorur posten.
 
Top