Shpërndarja e produkteve në mënyrë ekologjike

name of the rose

Well-known member
Përshëndetje, unë kam një biznes online ku shes produkte të personalizuara të bëra me dorë. Deri tani punoja për vetëm brenda Tiranës dhe porositë dërgoheshin me biçikletë për të qenë në një linjë me biznesin duke qenë se produktet që unë përdor janë ekologjike. Klientëve u pëlqen shumë ky detaj, por tani kam kërkesa për në qytete të tjera dhe po kërkoj ndonjë ide për mënyra transporti ndërqytetas që të jenë ekologjike.
 
CoCo

Well-known member
Nuk mendoj qe Shqiperia t'i ofron keto mundesi. Ti shume mire qe deri tani ke perdorur kete metode, por me rritjen e klienteles mendoj qe eshte me efikase te perdoresh menyrat e transportit qe i perdorin te gjithe
 
kafkaesque

Well-known member
Nuk ka ndonjë mënyrë ekologjike për transport ndërmjet qyteteve, vetëm nëse ke ndonjë makinë elektrike. Por mund të përqendrohesh tek ambalazhimi dhe të përdorësh postën si ndërmjetës.
 
Nëse jemi me këtë mentalitet që Shqipëria nuk ofron këtë apo atë, situata nuk ka për të ndryshuar kurrë.
 
name of the rose

Well-known member
Nuk ka ndonjë mënyrë ekologjike për transport ndërmjet qyteteve, vetëm nëse ke ndonjë makinë elektrike. Por mund të përqendrohesh tek ambalazhimi dhe të përdorësh postën si ndërmjetës.
Keni informacion nëse ka një kompani që ofron shërbim të tillë? Apo po thoni të investoj vetë në një makinë elektrike?
 
kafkaesque

Well-known member
Ekzistojnë disa biznese me taksi elektrike. Edhe ato pak që janë nuk e di a operojnë jashtë Tiranës, sepse besoj që mungon infrastruktura.
 
Piknik te Lana

Well-known member
Makinat elektrike harxhojnë korend, korendi prodhohet në termocentral zakonisht, pra ndotin dhe ato. Thjesht e kanë ndotjen te termocentrali dhe jo aty ku kalojnë.
 
kafkaesque

Well-known member
Makinat elektrike harxhojnë korend, korendi prodhohet në termocentral zakonisht, pra ndotin dhe ato. Thjesht e kanë ndotjen te termocentrali dhe jo aty ku kalojnë.
As Coca-Cola zero sheqer nuk eshte dietike, por njerezit e blejne si te tille. Gjithsesi ideja ime ishte hipotetike, mund te funksionoje maksimumi ne Elbasan, Durres, Kruje, pra per zonat afer Tiranes.
 
Top