Sa të suksesshme janë femrat në biznes në Shqipëri?!

Sa të suksesshme janë femrat në biznes në Shqipëri?!

  • Shumë

    Vota: 3 60,0%
  • Pak

    Vota: 2 40,0%
  • Aspak

    Vota: 0 0,0%

  • Numri i votuesve
    5
Kemi parë shpesh herë që meshkujt janë më të pranishëm në bizneset shqiptare dhe biznese të mëdha drejtohen kryesisht nga meshkujt. Si mendoni femrat sa të suksesshme janë në këtë drejtim?
 

Lulzim

Member
Patjeter femrat mund te bejne biznes vetem hyni neper internet edhe shikoni sa femra kane bizneset e tyre personale dhe shume te suksesshme. Ne familjen time shumica e femrave mirren me biznes dhe kane shume suksese sepse jane shume detajiste.
 

Arben

Member
Mendoj se natyra femerore eshte e ndjeshme dhe biznesi eshte nje bote e eger. Sigurisht, ka sipermarrese te suksesshme, por fshihen mbrapa hijes se ndonje mashkulli. Nuk kane guximin qe duhet per te qene ne krye te biznesit.
 

Dhurata

Well-known member
Nuk kane guximin qe duhet per te qene ne krye te biznesit.
Nuk jam aspak dakort! Femrat janë të guximshme, të zgjuara dhe mjaft të afta për të drejtuar biznese. Mund të të listoj një listë të gjatë emrash të sipërmarrësve shqiptare që guximi i tyre tregohet te puna që kanë realizuar.

Jemi në 2020 këto mendime nuk më duken të pranueshme. Sipërmarrësin e zot nuk e diferencon gjinia, por aftësia!
 

jubei

Well-known member
Femrat janë më të pakta në biznes sepse besoj nuk i intereson dhe aq. Por për ato që i futen kësaj rruge, nuk shoh ndonjë disavantazh. Ka plot kompani në Shqipëri që drejtohen nga femra. Psh. grupi Balfin që është nga kompanitë më të mëdha edhe të rajonit, drejtohet nga femër.

Pytësori ndoshta duhet përditësuar, pasi ka 2 negative, 1 pozitive dhe 0 asnjëanëse.
 

Sihana

Member
Mendoj se natyra femerore eshte e ndjeshme dhe biznesi eshte nje bote e eger. Sigurisht, ka sipermarrese te suksesshme, por fshihen mbrapa hijes se ndonje mashkulli. Nuk kane guximin qe duhet per te qene ne krye te biznesit.
Deri diku i kuptueshem edhe i pritshem ky mendim per arsye se bota historikisht eshte drejtuar nga meshkuj. Financial Times dje kishte shkruar nje artikull se si kompanite e investimeve drejtuar nga femra kishin perballuar me mire covid sesa ato te drejtuar vetem nga meshkuj.
 

jubei

Well-known member
Financial Times dje kishte shkruar nje artikull se si kompanite e investimeve drejtuar nga femra kishin perballuar me mire covid sesa ato te drejtuar vetem nga meshkuj.
Publikimet shkruajnë lloj lloj gjërash. Nuk e di nëse do ta përfshija "sa mirë kanë përballur COVID" tek lista e kritereve për një sipërmarrje të suksesshme.
 

Elis Regina

Active member
Shqiperia vjen nga nje kulture shume patrarkale si ne familje ashtu edhe ne biznes. Jam dakord me pjesen e pare te @Arben qe thote se biznesi eshte i eger dhe femrat jane natyra me te ndjeshme.

E rendesishme eshte qe numri i femrave ne biznes dhe pozicione drejtuese sa vjen e rritet. Besoj se para shume vitesh nje femer ne pozicion te larte drejues ose me biznes, do shihej me dyshime si kishte arritur deri aty.

Besoj se ka shume nisma qe mbeshtesin femrat ne biznes dhe politike dhe kjo eshte nje gje shume pozitive.

Une besoj se do te kete gjithmone me shume meshkuj se sa femra ne pozicione drejtuese (jo vetem ne shqiperi), per shkak te natyres se veshtire te ketyre pozicioneve, dhe fatktit se femrat ne menyre natyrale jane me te fokusuara ne rritjen e femijeve. E rendesishme eshte liria e mundesise per te qene ne nje pozicin dretjues, si dhe zbehja e mendesive si pjesa tjeter e mendimit te @Arben ;)
ka sipermarrese te suksesshme, por fshihen mbrapa hijes se ndonje mashkull
 

Sihana

Member
Publikimet shkruajnë lloj lloj gjërash. Nuk e di nëse do ta përfshija "sa mirë kanë përballur COVID" tek lista e kritereve për një sipërmarrje të suksesshme.
Ne kushte te veshtira shikohet aftesia e udheheqesit. Kur gjerat shkojne mire nuk eshte e nevojshme te meren vendime te veshtira. Ama, planifikimi duhet.
 
Top