Sa rrjete sociale duhet te kem?

Drishti

Well-known member
Per momentin kam nje faqe ne Facebook dhe nje faqe ne Instagram per te reklamuar biznesin. Duke qene se kam nje palester, media sociale me ka rezultuar shume e dobishme per te fituar kliente te rinj. Kisha planifikuar per kete vit per te hapur dhe faqe te tjera ne rrjete te tjera sociale por kam mungese stafi dhe vete nuk kam kohe per t'u marre sic duhet me to.

A ia vlen te hap llogari ne rrjete te tjera? Nese po , cilat jane me te keshillueshme?
 

Piknik te Lana

Well-known member
Nuk ia vlen, pasi të njëjtët njerëz që janë te njëri rrjet, janë edhe te tjetri. Pra në përgjithësi ka një riciklim përdoruesish. Nga ana tjetër nuk besoj se klientët e tu do futen nga LinkedIn. Vetëm YouTube mund të ketë ndonjë vlerë nëse do bëje video etj e ti hidhje aty.
 

madrigal

Active member
Rrjete sociale ka plot, por këto dy që ke dalin e teprojnë. Nuk ia vlen të harxhosh kohë nëse nuk ke as mundësitë për t'u marrë me të tjerat, kur shumica e njerëzve përdor këto që ti tashmë i ke.
 

rashomon

Well-known member
Për profilin e biznesit tënd, vetëm Youtube mund t'ia vlejë ta shtosh përveç këtyre që ke. Por, Youtube kërkon shumë më tepër kohë se Facebook apo Instagram, sepse duhet të mendosh për përmbajtjen e postimeve, të krijosh videot, t'i editosh, etj, etj.

Duke qenë se për momentin thua që nuk ke kohë, lëre Youtube-n për një të ardhme të afërt dhe përkushtoju këtyre që ke.
 

the Marketing

Active member
Edhe “Tik-Tok” mendoj se duhet të hapesh patjeter. Është një nga trendet më “In” të momentit dhe besoj se të përshtatet shumë mirë me profilin që ke.
 

itsxhenib

New member
Mirëmbrëma. Varet se cili është qëllimi juaj, klienti juaj ideal etj etj.
 
U ndryshua për herë të fundit nga një moderator:
Top