Sa rëndësi i kushtoni fotos së CV?

Dhurata

Well-known member
Duke qenë se jam sipërmarrëse shpesh kam aplikime dhe CV nga më të ndryshmet. Unë personalisht CV i preferoj pa foto, por jo gjithmonë CV-t janë të tilla. A përbën avantazh fotoja apo mund të penalizojë dikë?
 
Personalisht preferoj që CV të jenë në formatin Europass, të thjeshta, të qarta, por sigurisht ka CV që vijnë me foto. Të jem e sinqertë fotoja do të më tërhiqte shumë vëmendjen dhe sidoqoftë personi do të më linte një përshtypje të parë në të cilën do bazohesha pastaj për të marrë një vendim (dua apo nuk dua).

Nuk e mohoj, një person që do kishte një foto të qartë, profesionale (jo selfie), veshje të përshtatshme dhe në pamje të kuruar do ta thërrisja për një intervistë (sigurisht nëse do të kishte dhe aftësitë e përshtatshme për atë pozicion).
 
name of the rose

Well-known member
Gjithmonë CV-të i kam dërguar pa foto dhe më shqetësonte kur në lajmërimet e punës shkruhej "CV-të pa foto skualifikohen", madje as nuk aplikoja fare në këto vende. Mua më duket diskriminim dhe shumicën e herëve edhe e kotë, sepse aplikoja për punë ku nuk kisha kontakte me publikun apo klientin. Po edhe sikur të ishte rasti i tillë, prapë më duket e paarsyeshme të kërkohet foto në CV, përveç se në raste të rralla kur është fjala për punë në media për shembull.
 
Donald

Member
Shiko, te gjithe do te zgjidhnim per te punesuar dike qe do kishte foto te bukur. Une nuk kam nje biznes, por dua e hap nje te tille dhe e them me shume siguri kur perballem me kete situate nje goce/çun i kuruar do kishte avantazh ne syte e mi. Aftesite teknike mesohen me trajnime, me mire te kujdesemi per imazhin.
Mos permend faktin se disa punonjes te bukur do te ishin nje "reklame" e mire per biznesin
 
VB

Active member
Mua më duket diskriminim dhe shumicën e herëve edhe e kotë, sepse aplikoja për punë ku nuk kisha kontakte me publikun apo klientin.
Fotoja nuk kerkohet gjthmone per te marre dike per te bukur. Mua per shembull CV-te me foto me kane ndihmuar per te skualifikuar disa kandidate qe duke u nisur nga fotoja qe kishin vene, nuk dukeshin fare profesionale. Zakonisht nuk i kerkoj me detyrim CV-te me foto, por meson dicka me teper per kandidatin kur sheh cfare fotoje te ka sjelle.

A përbën avantazh fotoja apo mund të penalizojë dikë?
Varet nga fotoja. Nese nuk eshte nje foto qe tregon profesionalitet, me mire mos e vendos fare. Keto fotot e shkrepura me telefon, qe ndoshta mund te jene mire per rrjete sociale, zakonisht me shume penalizojne.
 
A nuk është pak paragjykim ky? Si e kuptove se nuk ishte profesional?
 
jubei

Well-known member
A nuk është pak paragjykim ky? Si e kuptove se nuk ishte profesional?
Psh kur të vendosin foto me filtra snapchati, foto pjeshkash apo naçush të fortë, selfie, belfie, e kësisoj grupimesh të tjera.

Siç tha VB më lartë, foton nuk e kërkon për të skualifikuar këdo merr nën 7/10 në bukuri, por për të parë nqs kandidati/ja paraqet një profil profesional.
 
CoCo

Well-known member
Punonjesit e mi jane ne kontakt te perditshem me klientet, keshtu qe fotoja ka njefare rendesie. Nuk po them per personin ne vetvete, por per menyren se si e paraqet veten. Eshte nje plus qe te ndihmon ta njohesh me mire personin, por nuk kam skualifikuar ndonjehere dike per shkak te fotos.
 
Top