Sa kohe i lini manaxhimit te biznesit?

Drishti

Well-known member
Besoj se shume per shume prej jush, manaxhimi i biznesit nuk eshte detyra e vetme ne kompanine tuaj, por mund te keni dhe detyra te tjera te lidhura me profesionin. Per mua ky eshte nje problem i madh, sepse duhet te merrem me manaxhimin, sepse ndryshe nuk funksionon asgje, por nga ana tjeter kam dhe detyra specifike si te punonjesve te tjere, te cilat duan kohen e tyre. Keshtu detyrohem te punoj me ore te zgjatura dhe duke kaluar sa ne nje detyre, ne tjetren, gje qe me shperqendron shume.

Kam provuar qe t'i le per shembull vetem nja dy ore ne dite ketyre detyrave te manaxhimit, por nuk funksionon se dalin gjera te tjera gjithmone. Cila eshte menyra me e mire per te ndare kohen ndermjet profesionit dhe manaxhimit?
 

oaky

Well-known member
duhet te merrem me manaxhimin, sepse ndryshe nuk funksionon asgje
Nuk supozohet qe kur mungon ai qe drejton, te shkojne gjerat lemsh. Shiko cfare po ben gabim. Ndoshta nje disipline me e mire e punonjesve ose ti vete te mesosh te delegosh detyrat. Kur je kaq i zene, disa detyra leri t'i bejne te tjeret. Merr nje asistent apo ndihmes manaxher qe te beje disa detyra ku nuk je ti i domosdoshem dhe te te ndihmoje te organizosh kohen. Ose vendos qe te merresh vetem me manaxhimin dhe me asgje tjeter.
 

krista

Well-known member
Me duket me teper nje problem i manaxhimit te kohes. Drejtimi i biznesit merr aq kohe sa i le ti. Email-et, telefonatat, lenia e takimeve, raportet, etj. nuk mbarojne asnjehere. Besoj se duhet te lesh prape nje kohe te caktuar vetem per manaxhimin, sic e ke permendur, por mundohu ta respektosh orarin. Ndoshta dy ore jane te pamjaftueshme, ler pak me teper.

Kalimi nga nje detyre ne tjetren ndodh ne cdo vend, dhe duhet te mesohesh te jesh produktiv gjithsesi. Nese e shikon se nuk ia del dot, leri disa detyra t'i bejne te tjeret. Por une mendoj se me nje organizim te mire, mund t'ia dilet te besh shume gjera njekohesisht.
 

rashomon

Well-known member
Nuk ka ndonjë mënyrë të caktuar se si t'i ndash. NJë klient ose një punonjës do që t'i japësh zgjidhje kur kanë një problem, jo kur të jesh ti i lirë. Nëse e sheh që nuk ia del dot, duhet të delegosh detyrat sepse nuk mund t'i bësh të gjitha vetë. Sa më shumë rritet një kompani, aq më tepër staf manaxhues duhet të ketë. Nëse do që kompania të rritet, duhet të investosh në burime njerëzore.
 
Top