Sa i vlefshem eshte verifikimi ne rrjete sociale?

krista

Well-known member
Po kerkoja se si te merrej ajo shenja blu e verifikimit ne Instagram dhe Facebook dhe mendoja qe do te ishte e thjeshte. Por ne fakt kishte shume procedura dhe zgjaste shume ne kohe. Nuk e di sa ia vlen te harxhoj kohe me kete pjese. Plus qe te kerkonin dhe informacione personale, qe nuk e di sa te sigurta do te jene po t'i jap.

A e ka bere ndonjeri verifikimin dhe nese po, cfare avantazhesh ju ka sjelle?
 

name of the rose

Well-known member
Kam kërkuar thjesht për kuriozitet, por besoj duhet të kesh shumë followers dhe të jesh figurë publike, që ta marrësh verifikimin. Në fakt, më e rëndësishme është të jesh brand i njohur ose figurë publike, se sa numri i ndjekësve. Përndryshe, nuk ka rëndësi se sa dokumenta u dërgon, prapë nuk të verifikojnë.

Sa për avantazhet, them më tepër për t'u krijuar besim ndjekësve dhe ia vlen nëse e ke specifikisht të rëndësishme të të mos ngatërrojnë me persona apo brande të tjera.
 

Dhurata

Well-known member
Verifikimi në Instagram parandalon falsifikimin. Kjo është arsyeja pse llogaritë e verifikuara janë ekskluzive për figura publike ose marka globale. Të jesh i verifikuar do të thotë se kompania jote është e madhe dhe e rëndësishme, prandaj është e rrezikuar ose që ti je person publik.

Unë njoh dikë që e ka bërë dhe ndër avantazhet që më ka thënë ka qenë rritja e besimit ndaj faqes së tij, prsh kur bënte giveaway e kishte më lehtë të merrte komente, sepse ndjekësit i besonin.
 

alkimisti

Well-known member
Per personat publike mund te jete i vlefshem per ceshtje besimi, po per brandet, arsyeja e verifikimit eshte kryesisht per seo. Nuk me duket ndonje procedure dhe aq e nderlikuar, nje dokument identifikimi do te dergosh. Ia vlen te besh nje kerkese, nese nuk ta aprovojne, nuk humbet ndonje gje. Dhe nese ta aprovojne, gje qe ndodh rralle, eshte nje boost shume i madh per seon ne rrjete sociale, keshtu qe ta keshilloj te aplikosh.
 
Top